Nxënësit malazezë bëjnë që drejtori të kthehet në punë

11/11/2009

Nxënësit e shkollës së mesme të vendit protestuan për 42 ditë deri sa zëri i tyre u dëgjua.

Nga Marina Roganoviç për Southeast European Times në Podgoricë -- 11/11/09

photo

Një marshim proteste i organizuar nga studentët e Universitetit të Malit të Zi tërhoqi qindra vetë. [Marina Roganovic/SETimes]

Me drejtorin e tyre, Miomir Gjurishiç, të rizgjedhur njëzëri të martën (10 nëntor) nga një bord i ri arsimor, nxënësit e shkollës së mesme, gjimnazit të Cetinjës, kanë fituar një betejë kundër asaj që ata pretendonin se ishte një shkelje e të drejtave të tyre.

Përpara se të hidheshin votat, Gjurishiç tha se ishte "i lumtur që fëmijët qenë ktheyr në shkollë dhe gjithëshka qe zgjidhur". Pasi gjeti se ai fitoi, ai tha se ishte i mikluar dhe mirënjohës por këshilloi se "kjo ende duhet të verifikohet nga ministria."

Nxënësit protestuan për 42 ditë, duke refuzuar të ndjekin klasat sepse ministria e arsimit dhe e shkencës anulloi vendimin e bordit lokal arsimor në korrik për të caktuar Gjurishiç si drejtor për një tjetër term një vjeçar.

Nxënësit përfunduan protestën dhe u kthyen në klasa në 13 tetor.

Vladana Stanishiç, një maturante në gjimnazin e Cetinjës tha se ajo është e kënaqur që gjithëshka ka përfunduar. "Duket sikur ne bëmë diçka të madhe kur bordi ndryshoi dhe për shkak të kësaj ne e kemi prapë drejtorin tonë. Me këtë, drejtësia është bërë. Unë me të vërtetë besoj se zëri i rinisë u dëgjua amembanë Malit të Zi."

Kryeministri Milo Gjukanoviç u takua me prindërit dhe fëmijët në 9 tetor dhe vuri në dukje se ministria e arsimit "nuk kishte trajtuar krizën në gjimnazin e Cetinjës", duke shtuar se "do të përcaktohet përgjegjësia individuale."

Sekretarja e ministrisë së arsimit dhe shkencës Zana Shçepanoviç dhe dorëheqjen në 19 tetor. Dy ditë më pas, zëvendës ministri Marko Jokiç, dha gjithashtu dorëheqjen duke cituar "arsye personale". Ministri i arsimit dhe shkencës Sreten Skuletiç nuk është dorëhequr ende por është angazhuar të " vështrojë ndodhitë, përgjegjësitë dhe veprimet" e përfshira në këtë çështje të diskutueshme.

Gjukanoviç nuk deshi të komentonte në se Skuletiç duhej të dorëhiqej, por tha se kur një ministri nuk ja del të merret me çështjet duke bërë të nevojshme ndërhyrjen nga një nivel më i lartë i qeverisë, kjo ministri duhet bërë përgjegjëse.

Përpara zgjidhjes, nxënësit e gjimnazit të Cetinjës gjetën mbështetje nga i gjithë Mali i Zi. Një nga ngjarjet më të rëndësishme ishte një marrshim proteste organizuar nga studentët e Universitetit të Malit të Zi , që tërhoqi disa qindra vetë, duke përfshirë profesorë të shquar, administratorë të universitetit dhe kolegë e nxënës të shkollave të mesme.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Nxënësit e shkollës së mesme të Danilovgradit marshuan rreth 20 km për t'u bashkuar me protestën.

Milan Popoviç, një profesor në fakultetin e shkencave politike, e përshkroi protestën si "një nga ngjarjet më të mëdha e më të rëndësishme në 20 vitet e fundit në historinë e protestave sociale, alternative të Malit të Zi. Veprimi ishte i mençur , kishte konsistencë dhe peshë. Studentët u ndihmuan nga shumë njerëz të shquar në Malin e Zi. Gjithashtu, vepërimi ishte i suksesshëm, gjë që i jep atij një peshë të madhe."

Branka Boshnjak, këshilltare shkencore dhe profesore në Universitetin e Malit të Zi tha: "Këta studentë kanë treguar kurajë civile dhe këmbëngulja e tyre provoi se politika nuk u takon shkollave. Me protestën e tyre, ata i dhanë një leksion çdokujt se si të luftojë për rendin e ligjit."

Boshnjak shtoi se ministria ishte "e pafuqishme" ndaj revoltës së studentëve duke vënë në dukje se u bë e qartë se ministria "nuk punonte për studentët por për interesat e partisë [qeverisëse]."

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment