11/11/2009
Zgjedhjet e së dielës në Kosovë ndeshen me disa sfida. Megjithatë, kreu i ri i Komisionit Qendror Zgjedhor thotë se votimi do të jetë i paanshëm dhe transparent.
Nga Besa Beqiri për Southeast European Times në Prishtinë -- 11/11/09
![]() Kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor Nesrin Lushta (majtas) mori postin e saj në maj. [gazetaexpress] |
Të dielën (15 nëntor) Kosova do të mbajë zgjedhjet e para lokale që nga bërja vend i pavarur. Përpara shpalljes së njëanëshme të pavarësisë të shkurtit 2008, OSBE zhvilloi një proces zgjedhor dhe vërtetoi rezultatet për krahinën serbe. Zgjedhjet në vend do të mbikqyren tani nga një Komision Qendror Zgjedhor (KQZ) kryesuar nga Nesrin Lushta. Ajo u caktua nga presidenti Fatmir Sejdiu në maj.
Komisioni ka paraqitur një listë që përfshin 1.6 milion votues të regjistruar në 36 komunat. Do të jenë 2,256 qendra votimi.
Southeast European Times: Zgjedhjet e ardhëshme janë të parat për t'u kryer nga autoritetet kosovare. Çfar sfida të mëdha ndeshni ju në këtë pikë?
Nesrin Lushta: Mosfunksionimi i Komisionit Zgjedhor për Ankimet dhe nënkomisionet, një institucion i pavarur nga Komisioni Qendror i Kosovës që [merr vendimet mbi] ankimet dhe paraqitjet në procesin zgjedhor: komunitetet e reja të Kosovës [dhe] kompletimi i detyrave të fundit të sekretariatit të Komisionit Qendror Zgjedhor, janë vetëm disa nga sfidat që ne ndeshim për momentin.
SETimes: Ka probleme të përgatitjeve në disa komuna?
Lushta: Po. Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) bëri përgatitje për zgjedhjet në të gjithë komunat. Megjithatë, në shtator, ne qemë udhëzuar nga një grup ndërministror rreth asaj se cilat komuna nuk do të [marrin pjesë]. Për tani, zgjedhjet në komunat e Mitrovicës së Veriut dhe Parteshit [janë shtyrë].
SETimes: Një nga çështjet kyçe ngritur kohët e fundit është lista e votuesve. Keni siguruar ju se lista e votuesve i garanton çdo shtetasi të drejtën votuese?
Lushta: Po. Lista e votuesve është nxjerrë nga Regjistri Qendror Civil. Në periudhën menjëherë pas mbylljes së zgjedhjeve ne do të trajtojmë çdo problem dhe kundërshtim ndaj listës. Mbi 28,000 emra të shtetasve të vdekur janë hequr nga lista. Ne kemi bërë çdo përpjekje për të siguruar që çdo qytetar i listuar ka të drejtën e votës.
SETimes: KQZ për të parën herë do të vërtetojë rezultatet e zgjedhjeve. Si do të siguroni ju që të gjitha partitë e përfshira të pranojnë rezultatet zyrtare?
Lushta: Në të njëjtën mënyrë që ne zbatuam politikën mbi veprimet përgatitore zgjedhore, do të zbatojmë siç duhet politikën që siguron rezultatet zgjedhore. KQZ nuk ka mandat për të bindur çdo parti politike për të pranuar rezultatet zyrtare të zgjedhjeve.
SETimes: Disa parti të opozitës të Kosovës kanë shprehur dyshime lidhur me pavarësinë e KQZ si jo i lirë krejtësisht nga ndikimi politik. Si do të komentonit ju për këtë?
Lushta: KQZ është një institucion i pavarur. Ndonse anëtarët e KQZ janë propozuar nga partitë politike, ata nuk përfaqësojnë ndonjë parti, por janë të paanshëm dhe të pavarur.
SETimes: Opozita po lufton që zgjedhjet e nëntorit të mbikqyren nga kamera. Mendoni ju se kjo, po të miratohet, do të ndikojë në besueshmërinë e rezultateve të zgjedhjeve?
Lushta: Vendosja e kamerave mbikqyrëse në qendrat e votimit nuk ishte e mundur të zbatohej. Transparenca e zgjedhjeve do të sigurohet nëpërmjet përbërjes së komisioneve zgjedhore komunale dhe këshillave të qendrave të votimit, me përfaqësuesit e partive politike në rradhët e tyre. Kamerat mbikqyrëse nuk do të ndikonin në mënyrë thelbësore besueshmërinë e procesit zgjedhor, por në qoftë se këmbëngulja për pasjen e tyre vazhdon, atëhere politika për këtë do të ndryshonte duke bërë të mundur që kamerat të mbikqyrnin procesin zgjedhor.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes