Ministri i ri grek i kulturës bën axhendën

09/11/2009

Ministri i ri ka në plan të forcojë kulturën dhe turizmin.

Nga Maria Paravantes për Southeast European Times në Athinë -- 09/11/09

photo

Skulpturat që bëjnë pjesë në "Mermeret e Elginit", marrë nga Parthenoni në Athinë, janë në paraqitje në Muzeumin Britanik në Londër. [Getty Images]

Ministri i ri grek i kulturës dhe turizmit, Pavlos Gerulanos njoftoi në fund të muajit të kaluar se ministria ka një sërë projektesh në punë, të tilla si luftën ndaj vjedhjeve dhe tregtisë së paligjëshme të antikave, sjelljen në atdhe të mermereve të Parthenonit dhe nxitjen e programeve kulturore të tilla si festivalet vjetore të Athinës dhe të filmit, të Selanikut.

Duke ju drejtuar parlamentit për herë të parë, Gerulanos tha se vendit i duhet të përfitojë nga mjetet e tij kulturore.

"Nuk ka shumë para në kulturë," tha ai, "por mund të fitohet shumë."

Ai foli kryesisht për përdorimin e historisë greke, artit bashkëkohor, kulturës dhe traditave, duke përfshirë dietën mesdhetare e cila përqëndrohet në modelet e të ngrënit në vendet që kufizohen me detin Mesdhe, si dhe bukurinë natyrore të vendit për të nxitur forma alternative turizmi.

Gerulanos tha se do të shkonte në gjurmët e paraardhëses së vet, ministres socialiste të kulturës aq të dashur kur qe gjallë, Melina Merkuri, vizioni i së cilës ishte të shihte mermeret e Parthenonit të ktheheshin nga Muzeumi Britanik ku ato janë tani. Është një galeri e posaçme e ndërtuar në Muzeumin e Akropolis, përuruar qershorin e kaluar, për të ekspozuar monumentet.

Sekretari i përgjithshëm i OKb Ban Ki-mun vizitoi Muzeumin Akropolis të mërkurën (4 nëntor).

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Gerulanos ftoi gjithashtu profesionistët e industrisë filmike të sugjerojnë udhët për të përmirësuar festivalin vjetor të filmit të Selanikut që shërben si një tramplinë për daljen e filmbërësve nga Evropa Juglindore. Festivali 50 vjeçar, këtë vit nën titullin "Pse kinamaja tani?" zhvillohet nga 13 deri në 22 nëntor në qytetin port të Selanikut dhe është një ngjarje kryesore filmike në rajonin e Ballkanit.

Gerulanos përmendi gjithashtu festivalin 54-vjeçar të Athinës (dhe Epidauros) i cili çdo vit shfaq veprimtaritë ndërkombëtare të muzikës, tetarit dhe vallzimit. Festivali ka vuajtur në disa vitet e fundit nga mangësi të organizimit, më e fundit nga të cilat ishte kur sindikatat e teatrove kërcënuan të anullojnë veprimtarinë në majin e shkuar.

"Janë bërë përpjekje serioze," tha ministri, "por ne duhet të gjejmë mënyra për të nxitur më tej festivalin pasi ai mbahet gjatë sezonit turistik të Athinës."

Ai nuk ju referua megjithatë Operës Shtetërore e cila është në borxhe.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment