Serbia kërkon vlerësim pozitiv mbi bashkëpunimin

06/11/2009

Zyrtarët serbë shprehën shpresë të enjtën se krye-prokurori i OKB-së Serge Brammertz do të japë një vlerësim pozitiv të bashkëpunimit të vendit të tyre me gjykatën e Hagës, që është kryesor për përpjekjen e Beogradit për në BE.

(AP, AFP, Reuters, DPA, Beta, B92, Serbian Government, European Parliament - 05/11/09; AFP - 04/11/09; AP - 03/11/09)

photo

Krye-prokurori serb për krimet e luftës Vladimir Vukçeviç tha të mërkurën (4 nëntor) se ai shpreson se raporti i OKB-së do të vlerësojë "bashkëpunimin e plotë" të vendit të tij në përpjekjen për t'i sjellë të dy të kërkuarit përpara drejtësisë. [AFP]

Udhëheqësit e Serbisë e siguruan krye-prokorurin e OKB-së Serge Brammertz të enjten (5 nëntor) se Beogradi është duke bërë çdo përpjekje për të kapur dy të paditurit për krime lufte të mbetur që kërkohen nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë (ICTY).

Serbia "është duke kontrolluar në mënyrë intensive" për ish-komandantin ushtarak serb të Bosnjës Ratko Mlladiç dhe ish-udhëheqësin serbo-kroat Goran Haxhiç, tha Presidenti Boris Tadiç në një deklaratë të lëshuar pas bisedimeve të tij me Brammertz.

Ai mbërriti për një vizitë dy ditore në Beograd të mërkurën, për të shqyrtuar bashkëpunimin e Serbisë me gjykatën e Hagës, përfshirë përpjekjen e saj për të kapur të kërkuarit. Brammertz pritet të raportojë në Këshillin e Sigurisë të OKB-së mbi këtë çështje muajin e ardhshëm.

Padia me 15 akuza, e ndryshuar së fundi, e ICTY kundër Mlladiç e akuzon atë për krime lufte të kryera gjatë konfliktit të 1992-1995 në Bosnjë-Hercegovinë (BiH), përfshirë persekutime, shfarrosje dhe vrasje, dëbime, akte shnjerëzorë dhe marrje peng. Ai përballet gjithashtu me dy akuza për genocid në lidhje me rolin e dyshuar të tij në masakrën e Srebrenicës më 1995 të më shumë se 7,000 burrave dhe djemve muslimanëve boshnjakë dhe rrethimin prej 43 muajsh të Sarajevës.

I padituri më i kërkuar për krime të luftës në Europë jetoi nën mbrojtjen e ushtrisë në Serbi deri më 2002, tha ish-shefi i sigurisë së Mlladiç përpara një gjykate në qershor në Beograd.

Si ai, ashtu edhe Haxhiç, që është akuzuar për krime lufte për rolin e tij në konfliktin e 1991-1995 në Kroaci, besohet gjerësisht se fshihen në Serbi.

Arrestimi i të dyve është një "përparësi për qeverinë serbe," tha Kryeministri Mirko Cvetkoviç pas takimit të tij të enjten me Brammertz.

Krye-prokurori i OKB-së "shprehu kënaqësi me nivelin e bashkëpunimit të Serbisë me gjykatën dhe vlerësoi efektshmërinë e të gjithë organeve kompetentë," vuri në dukje një deklaratë e qeverisë.

Gjatë vizitës së tij Brammertz u takua gjithashtu me kreun e këshillit të Serbisë për bashkëpunimin me ICTY, Rasim Ljajiç, dhe krye-prokurorin e vendit për krimet e luftës, Vladimir Vukçeviç.

"Ne kemi pranuar së bashku se pothuajse nuk ka asnjë çështje të hapur në lidhje me mundësinë e përdorimit të arkivave, mundësinë e marrjes së dokumenteve dhe heqjen e detyrimit për të mbajtur sekrete për dëshimtarët," tha Ljajiç për agjencinë e lajmeve Beta me qendër në Beograd pas bisedimeve të tij me Brammertz. "Çështja e vetme e mbetur është arrestimi i dy të dyshuarve."

Bashkëpunimi i plotë me ICTY është një kusht kryesor për përparimin e integrimit të Serbisë në BE.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Vukçeviç tha për Reuters në një intervistë të enjten se Serbia ka "vullnetin politik" për të përmbushur kërkesën. Ai gjithashtu beson se "Mlladiç do të arrestohet deri në fund të vitit," megjithëse një shumicë e serbëve kundërshtojnë kapjen e tij, sipas një sondazhi të fundit.

Prokurori serb shprehu shpresë së raporti i ardhshëm i Brammertz do të vlerësojë "bashkëpunimin e plotë" të vendit të tij në përpjekjet për t'i sjellë të dy të kërkuarit përpara drejtësisë. Ai gjithashtu i tha Reuters se 16 individë të tjerë do të arrestohen së shpejti. Ata dyshohen për përfshirje në në vrasjet e një numri të përgjithshëm prej 45 personash në tre raste të veçantë gjatë konflikteve në BiH dhe Kroaci.

Në prill 2008, Serbia nënshkroi një Marrëveshje të Stabilizimit dhe Shoqërimit (SAA) me Bashkimin, një hap kryesor drejt anëtarësimit përfundimtar në bllokun prej 27 vendesh, si dhe një Marrëveshje të Përkohshme të Tregtisë. Të dyja ato nuk kanë filluar të përdoren ende.

SAA do t'u paraqitet parlamenteve për ratifikim dhe zbatimi i Marrëveshjes së Përkohshme do të fillojë sapo udhëheqësit e BE të vendosin se Serbia bashkëpunon plotësisht me ICTY, sipas Komisionit Europian.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Focus on Ukraine

Reportazh

BE i kërkon Ballkanit të luftojë korrupsionin në sektorin e energjisëBE i kërkon Ballkanit të luftojë korrupsionin në sektorin e energjisë

Një raport i ri rekomandon reforma të sistemit të drejtësisë për t'ia dalë korrupsionit në marrëveshjet energjitike.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Serbia zëvendësoi pesë nga shtatë shefat e vet të policisë, sepse qeveria tha se ishte e pakënaqur me përpjekjet për të eliminuar korrupsionin. Sa i suksesshëm është vendi juaj aktualisht në luftën kundër korrupsionit?

Shumë i suksesshëm
Disi i suksesshëm
Mesatar
Disi i pasuksesshëm
Shumë i pasuksesshëm