Kroacia dhe Sllovenia i drejtohen arbitrimit

05/11/2009

Një marrëveshje mbi grindjen kufitare midis Kroacisë dhe Sllovenisë u nënshkrua të mërkurën nga kryeministrat e vendeve.

Nga Natasha Radiç për Southeast European Times në Zagreb – 05/11/09

photo

Kryeministri suedez Fredrik Reinfeldt (djathtas) dhe Kryeministrja kroate Jadranka Kosor përshëndesin njëri-tjetrin përpara nënshkrimit të mërkurën (4 nëntor) në Stokholm. [Getty Images]

Në një veprim të përshëndetur nga bashkësia ndërkombëtare, Kryeministrja kroate Jadranka Kosor dhe homologu i saj slloven Borut Pahor nënshkruan një marrëveshje të mërkurën (4 nëntor) në Stokholm që pritet t'i japë fund grindjes së kufirit midis të dy vendeve. Vendimi u mirëprit nga BE, Komisioni Europian dhe Shtetet e Bashkuara.

Sipas marrëveshjes, çështja që ka qenë një bllok pengues në marrëdhëniet e ndërsjellta të Zagrebit dhe Lubljanës që nga pavarësia e të dy vendeve më 1991, do të shkojë në arbitrim ndërkombëtar dhe vendimi do të jetë detyrues.

Mosmarrëveshja u rrit vitin e kaluar kur Sllovenia përdori statusin e vendit anëtar të BE për të bllokuar bisedimet negociuese të Kroacisë me BE. Tani, Kroacia shpreson të përfundojë bisedimet deri nga fundi i vitit të ardhshëm dhe të bashkohet me BE më 2011.

"Sot jo vetëm kemi kthyer një faqe, po kemi hapur një libër krejt të ri," tha Kosor. "Tani shpresoj se do të marrim gjithashtu mbështetjen e paralementeve tanë përkatës dhe kjo marrëveshje e sotme mund t'u japë shpresa të reja fqinjëve tanë në Europën Juglindore."

Pahor tha se besimi dhe respekti i ndërsjelltë midis tij dhe Kosor hapi rrugën për nënshkrimin. Kryeministri suedez Fredrik Reinfeldt nënshkroi gjithashtu marrëveshjen, pasi vendi i tij mban presidencën me rotacion të BE.

Parlamenti kroat miratoi një marrëveshje të hënën, duke nënvizuar se marrëveshja nuk paragjykon përfundimin e arbitrimit ndërkombëtar.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Eshtë vendimtare për vendet sovranë që të dinë saktësisht se ku është kufiri i tyre, tha Pahor. "Kjo nuk ishte e mundur të dihej në 18 vitet e kaluar, por tani jemi në rrugën drejt suksesit."

"Ne jemi në një gjendje që ose të dy politikat dhe të dy vendet do të shohin një interes të përbashkët që do të na udhëheqë drejt stabilitetit, ose do të përqëndrohen dhe do të gjejnë vetëm dallime në pikëpamjet e të dy vendeve. Kjo do të na shpjerë në konflikt dhe [një] situatë të paqëndrueshme," tha Pahor.

Për tani, rruga duket të jetë stabiliteti. Megjithatë, publiku nga të dy anët e kufirit frikësohet se kjo nuk është një gjendje ku fitojnë të dy palët: për shembull 87% e sllovenëve kanë frikë se marrëveshja favorizon interesat kroate.

Komisioneri i Zgjerimit të BE Olli Rehn përgëzoi të gjitha palët për arritjen e një "marrëveshjeje historike". "Kjo është mënyra më europiane e zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve," tha Rehn. "Unë inkurajoj të dy vendet që të vazhdojnë ratifikimin pa shtyrje të panevojshme dhe shpresoj se Kroacia bën miljen e fundit në bisedimet [e BE] që po arrijnë fazën përfundimtare."

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Dialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonaleDialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonale

Përpjekjet në vazhdim të partive politike dhe OJQ-ve ndihmojnë të nxitet transformimi paqësor.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Kroacia bëhet vendi anëtar i 28-ë Bashkimit Evropian në 1 korrik. Cili vend do të jetë anëtari tjetër?

Maqedonia
Mali i Zi
Serbia
Turqia
Shqipëria
BiH
Kosova



shih rezultatet Shto koment