Raporti i përparimit i KE inkurajon Shqipërinë

04/11/2009

Qeveria është e kënaqur me raportin e përparimit të KE, por probleme të rëndësishme ende duhen trajtuar.

Nga Sami Neza për Southeast European Times në Tiranë -- 04/11/09

photo

Kreu i opozitës shqiptare Edi Rama beson se raporti i KE ngriti alarm mbi gjendjen e zgjedhjeve të vendit. [Getty Images]

Zyrtarët e qeverisë shqiptare përshëndetën rezultatet e raportit të përparimit të Komisionit Europian (KE) të lëshuar muajin e shkuar.

Kryeministri Sali Berisha tha se raporti vlerëson përpjekjet e Shqipërisë në të gjitha fushat dhe se ai shërben si një udhëzues për punën e qeverisë së tij.

"Unë do t'a nënshkruaja patjetër atë dhe ky raport do të jetë një program pune për çdo ministri dhe agjensi të këtij vendi," tha Berisha në një konferencë shtypi mbajtur bashkërisht me shefin e delegacionit të KE në Tiranë, Ambasadorin Helmut Lohan.

Sipas raportit, marrëdhëniet e përgjithshme mes Shqipërisë dhe BE janë inkurajuese. "Shqipëria ka vazhduar të bëjë përparim në trajtimin e kritereve politikë në përputhje me partneritetin europian," tha ai, duke shtuar se zgjedhjet parlamentare të vendit në qershor përmbushën "shumicën e standardeve ndërkombëtarë".

"Futja në kohë e kodit zgjedhor dhe përgatitja e listave të përmirësuar të votuesve, përmbush më së shumti këtë përparësi kryesore të partneritetit europian," tha KE.

Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu pohoi se raporti vlerësoi se zgjedhjet ishin të lira e të rregullta dhe se ajo e konsideron tani kapitullin e zgjedhjeve të mbyllur. Megjithatë, mbështetur në natyrën kundërshtuese të çështjes së zgjedhjeve, raporti shkaktoi debat të ripërtërirë në Tiranë.

Kreu i Partisë Socialiste të opozitës, Edi Rama, i cili po bojkoton parlamentin e sapoformuar, i tha medias se raporti në fakt pohon analizën kritike të partisë së tij. "Për ne, ky raport është një këmbanë alarmi rreth gjendjes së zgjedhjeve në Shqipëri," tha ai.

Lidhur me liberalizimin e vizave, një çështje tjetër e nxehtë, KE arriti në përfundimin se Shqipëria ka bërë "përparim të mirë në fushat e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë, por nuk ka përmbushur ende të gjitha standartet e vëna në udhëzimin".

Brukseli i bëri thirrje qeverisë që të bëjë përpjekje shtesë "veçanërisht në fushën e personalizimit dhe shpërndarjes së pasaportave biometrike, administrimit të kufirit e emigracionit dhe kuadrit institucional për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin".

Lufta kundër korrupsionit është një përparësi kryesore e partneritetit europian. Sipas raportit, megjithatë, korrupsioni në Shqipëri është "mbizotërues në shumë fusha dhe vazhdon të jetë një problem veçanërisht i rëndë".

Ai përmend posatçërisht vendimin e diskutueshëm qeveritar për t'i ofruar ish-Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu një tjetër post pasi ai u vendos nën hetim për incidentin e Gërdecit të marsit 2008, në të cilin një zjarr i madh shkaktoi një seri shpërthimesh vdekjeprurëse në një depo municioni.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Duke vlerësuar përparimin në sistemin gjyqësor, raporti nënvizon nevojën "për të siguruar besueshmëri në luftën kundër korrupsionit, një proces të ndershëm dhe transparent për të dënuar të gjithë personat përgjegjës, pavarësisht nga pozitat e tyre".

Raporti shtrin shqetësimet në tjera fusha gjithashtu, duke përfshirë kujdesin shëndetësor dhe median. "Korrupsioni mbetet i lartë në pothuajse të gjitha nivelet e sektorit të shëndetësisë," ndërsa "interesat politike dhe të biznesit vazhdojnë të ndikojnë mbi median e pavarur lidhur me pavarësinë botuese e kapacitetet profesionalë".

Politikat ekonomike të qeverisë ndihmuan Shqipërinë që t'i shmanget një goditjeje të plotë të recesionit, por stabiliteti ekonomik erdhi me një çmim.

"Gjatë gjithë 2008, rritja ekonomike vazhdoi të përshpejtohet, por ajo u ngadalësua më 2009 për shkak të ndikimit të krizës ekonomike që rezultoi në zvogëlimin e eksporteve, dërgesave të parave dhe kreditë. Politika monetare mbetet e shëndoshë dhe është ruajtur stabiliteti i çmimeve," tha raporti.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment