Xhaz, rrok dhe Salvador Dali në Shkup

03/11/2009

Një koncert xhazi dhe ekspozita e punëve të artistit të famshëm Salvador Dali tërhoqën turma të mëdha në kryeqytetin maqedonas.

Nga Marina Stojanovska për Southeast European Times në Shkup—03/11/09

photo

Basisti Stenli Klark dhe pianisti Çik Korea (majtas) japin shfaqje në Festivalin e Xhazit të Shkupit. [Getty Images]

Festivali i Xhazit 2009 i Shkupit që u zhvillua nga 22 deri më 26 tetor paraqiti trion e xhazit të pianistit Çik Korea, basistit Stenli Klark dhe bateristit Leni Uajt. Trioja kënaqi publikun gjatë finales tre-orëshe të edicionit të 28-të të festivalit.

Shfaqja e këtij viti ishte e dyta e Koreas në këtë veprimtari. Ai luajti solo në shfaqjen e tij të parë të festivalit.

Festivali u hap me një koncert që paraqiti trion maqedonase-italiane Lidhja e Shkupit në Sallën e Ushtrisë. Nata e dytë, e titulluar "Gratë në xhaz", iu kushtua pianistes japoneze Aki Takase dhe Merilin Mazur, e mbiquajtur "Mbretëreresha e Perkusionit" dhe mbrëmja e tretë priti të ftuarait nga SHBA, të tillë si kuinteti me qendër në Nju Jork, Xhejms Karter.

Perkusionisti Zoran Madzirov, trioja Toni Kitanovski dhe kitaristi i ri brazilian Çiko Pinheiro luajtën në klubin Hard Rock.

Për amatorët e rrokut, grupi legjendar ZZ Top dha shfaqje më 22 tetor në Sallën e Sporteve Boris Trajkovski. Artistët mjekër-gjatë kanë qenë në skenën e muzikës për rreth 40 vjet.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Dashamirët e artit nuk dolën pa gjë këtë vjeshtë. Një ekspozitë spektakolare e titulluar "Komedia Hyjnore" përbërë nga 100 litografi, 15 grafika dhe qeramika të tjera të pikturuara të piktorit eksentik spanjoll Salvador Dali u hap në Muzeumin e Artit Bashkëkohor të Shkupit.

Koleksioni i përket pronarit të galerisë çeke Zdenek Koniçek. Çdo objekt mban nënshkrimin e Dali dhe nga kjo trajtohet si një origjinal.

Ditën e parë ekspozita tërhoqi një numër rekord vizitorësh, 1,200 vetë duke pasqyruar urinë e Shkupit për veprimtari kulturore të tilla.

Hyrja ishte e lirë, për të lejuar maksimumin e vizitorëve për të parë punët e mjeshtrit surrealist të shekullit të 20-të.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment