Jep dorëheqjen ministri kroat i ekonomisë

03/11/2009

Midis dyshimeve për korrupsion dhe mohimeve të keqbërjeve, Ministri i Ekonomisë Damir Polancec jep dorëheqjen.

Nga Natasha Radiç për Southeast European Times në Zagreb – 03/11/09

photo

Damir Polancec. [Dosje]

Pas javë kritikash të forta nga publiku dhe kundërshtarët në parlament, Damir Polancec, zëvendës/kryeministri kroat dhe ministër i ekonomisë dha dorëheqjen të premten (30 tetor).

"Po iki sepse nuk dua të dëmtoj punën e qeverisë dhe të koalicionit në pushtet. Nuk dua të vë në detyrim Kryeministren Jadranka Kosor për të vendosur të më ketë ose jo në ekipin e saj," u tha Polancec gazetarëve.

Kryeministrja e pranoi dorëheqjen.

Polancec ndeshet me kritika të forta nga publiku lidhur me një skandal që përfshin prodhuesin ushqimor Podravka, ku disa zyrtarë të ndërmarrjes dyshohet se synuan të blinin aksione të ndërmarrjes dhe të merrin kontrollin e firmës me vetë paratë e saj, një skemë mashtrimi që i kushtoi vendit afërsisht 34.5 milionë euro.

Sipas akuzave, Polancec mbrojti drejtuesit e Podravka, një akuzë që ai e mohon. Ai tha se nuk do të përdorë imunitetin e tij si anëtar i parlamentit nëse akuzat e korrupsionit kthehen në një hetim të plotë penal.

Ndërsa administratoret e Podravkës të dyshuar për keqbërje u arrestuan, publiku, media dhe opozita nisën të spekullojnë se një zyrtar i rangut të lartë qeveritar duhet të ketë ndihmuar mbrojtjen e shkelësve të dyshuar të ligjit nga që veprimet në fjalë filluan më 2006.

Pothuajse menjëherë të gjithë gishtat u drejtuan nga Polancec.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Megjithatë, ai pretendon se veprimet e paligjshëm që shpunë në marrjen e kundërshtuar të kontrollit mbi kompaninë fitimprurëse ishin mbrojtur jo prej tij, por prej Presidentit Stipe Mesiç.

"Unë mendova se ky njeri është një person normal," iu kthye Mesiç, duke shtuar se tani ish-zëvendës/kryeministri me sa duket po mbytet dhe kërkon të gjejë një gomë shpëtimi për të qëndruar mbi ujë.

Për javë, opozita në parlament kërkoi dorëheqjen e zëvendës/kryeministrit dhe këtë e bënë edhe partnerët e vegjël të koalicionit. Polancec tha se ai dha dorëheqjen dy ditë përpara konfirmimit publik, por "donte të shihte sesi është opinioni publik rreth tij".

E ardhmja profesionale e tij është e paqartë në këtë pikë. Polancec njoftoi se nuk ka ndërmend të kthehet në politikë.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment