02/11/2009
Ngarkesa armësh e municioni, makina të vjedhura, para të fallsifikuara dhe narkotikë u zunë në fshesën mbarëkombëtare.
(B92 - 02/11/09; Beta, B92 - 01/11/09; Reuters, AP, DPA, B92, EMportal - 31/10/09)
![]() Qëllimi i veprimeve të së shtunës ishte të "paralizonte" rrjetin e shpërndarësve . [Getty Images] |
Zyrtarët e lartë serbë thanë të dielën (1 nëntor) se një goditje mbi trafikun e drogës nisur nga autoritetet një ditë më parë ishte pjesë e përpjekjeve për të shrrënjosur krimin e organizuar dhe korrupsionin në vendin ballkanik.
Më tepër se 500 vetë u arrestuan gjatë një fshese masive kundër shpërndarësve të drogës nisur njëkohësisht anembanë Serbisë në orën 6 am të shtunën. Rreth 2,000 policë u përfshinë në operacionin e quajtur Morava, në të cilin u kontrolluan më shumë se 600 ndërtesa.
"Ne kemi mbajtur në paraburgim 100 të dyshuar nga 500 që u arrestuan dhe u kapën dhjetra kilogram drogë, një ngarkesë e madhe me armë e municione, një numër makinash të vjedhura si dhe 1.5 milion [SHBA] $ të fallsifikuar," tha të shtunën ministri i brendshëm serb Ivica Daçiç.
Operacioni Morava sinjalizoi vendosmërinë e vendit të tij për të luftuar trafikun e drogës, shtoi ai, duke vënë në dukje se qëllimi i veprimeve të së shtunës qe të "paralizonte" rrjetin e shpërndarësve.
"Qëllimi nuk ishte të konfiskohej një sasi e masdhe droge apo të arrestoheshin një numër i madh njerëzish por të ndalej shpërndarja e drogës në shkolla e kafene dhe të parandalohej ajo nga përhapja e mëtejshme," u tha Daçiç gazetarëve.
Duke lavdëruar institucionet e përfshira në operacion, presidenti Boris Tadiç tha të dielën se goditja anti-drogë ishte faza e parë e një plani për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.
"Ky nuk është veprim i ndonjë ministrie të poasçme se sa e shtetit të Serbisë dhe Këshillit të Sigurimit Kombëtar që jep urdhërat se ç'duhet të bëjnë për këtë punë institucionet e shërbimet," e citoi atë të thoshte B92 me bazë në Beograd. "Të gjitha këto veprime janë pjesë e një plani të menduar mirë i cili duhet të rezultojë në sukses thelbësor në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit."
Tadiç theksoi gjithashtu se përpjekjet vazhdojnë, ndërsa kryeministri Mirko Cvetkoviç u zotua më parë se "askush nuk do të mbrohet apo kursehet".
Duke cituar burime të policisë, disa media serbe raportuan të hënën se një nga të ndaluarit gjatë bastisjeve të fundjavës ishte djali i gjenrealit të vdekur Radovan Stojçiç Badxha, një ish oficer i rangut të lartë i cili u vra në Beograd në 1996. Vojkan Stojçiç nga sa thuhet u zu gjatë një kontrolli për një shpërndarës lokal droge në qytetin jugor të Nishit.
Partia Progresiste Serbe (SNS) e opozitës kritikoi qeverinë duke e zhvlerësuar operacionin Morava si asgjë më shumë se një truk tregu për të rritur përqindjet e partive qeverisëse.
"Serbisë i duhet një luftë serioze e organizuar dhe e pakompromistë kundër krimit, i cili po gërryen seriozisht shoqërinë tonë dhe jo një masë ad hoc tregu që do të kapë peshqit e vegjël të rrugëve për 48 orë apo 30 ditë më së shumti," tha Marko Gjuriç, një zyrtar i SNS.
Operacioni Morava është më e madhja goditje ndaj krimit të organizuar pas asaj të nisur menjëherë pas vrasjes së kryeministrit Zoran Gjingjiç në 2003.
Duke përmendur reformat në vazhdim në sistemin gjyqësor serb, analisti politik Misha Vlashiç u duk skeptik që përpjekja për të "paralizuar" rrjetet e shpërndarësve të drogës do të jepte rezultatet e dëshëruara.
"Unë nuk jam optimist kur është në diskutim sistemi ynë gjyqësor, duke marrë në konsideratë vendimet më të fundit dhe një situatë të lëkundur të disa viteve të fundit, por kjo varet nga cilësia më së shumti, e provave që policia ka mbledhur dhe cilësia e padive që do të lëshohen," citonte B92 Vlashiç të thoshte.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes