29/10/2009
Tifozët mbushën kinematë për të parë filmat dhe për të dëgjuar diskutimet në tryezë të rrumbullakët mbi industrinë e filmit.
Nga Natasha Radiç për Southeast European Times në Zagreb -- 29/10/09
![]() Guvernatorja e Përgjithëshme e Kanadasë Mishel Zhan me Presidentin kroat Stipe Mesiç. [Getty Images] |
Nga 18 tetori deri në 24 tetor, filmëdashësit e të gjitha moshave u dyndën për të parë filmat gjatë javës së filmit në kryeqytet. Tani në vitin e shtatë të tij, Festivali i Filmit të Zagrebit (ZFF) është bërë një pjesë e rëndësishme e skenës rajonale të filmit. Gjatë veprimtarisë, katër kinematë që pritën ZFF ishin plot. Shikuesit u kënaqën me filmat si dhe me diskutimet në tryezë të rrumbullakët mbi problemet e tanishëm të industrisë së filmit.
Guvernatorja e Përgjithëshme e Kanadasë Mishel Zhan ishte e ftuara e nderit e festivalit dhe mori pjesë në panelin diskutues "Çështje të artit" ku prodhuesit e filmit kanadezë dhe kroatë diskutuan rëndësinë e artit vizual.
Zhan u takua gjithashtu me Presidentin kroat Stipe Mesiç.
"Në Festivalin e Filmit të Zagrebit debutojnë autorët e parë dhe të dytë të filmave, ndaj na pëlqen të themi se i kthejmë njerëzit në yje. Apo së paku, i ndihmojmë ata në rrugën e tyre. Eshtë në festivalin tonë që filmi artistik gjerman "Jeta e të tjerëve" nga Florian Henckel von Donersmark fitoi çmimet e tij të para të festivalit, si atë të jurisë dhe të shikuesve dhe nuk është rrallë që shikuesit e Zagrebit janë midis të parëve në Europë për të parë filma që më pas kthehen në hite, të tillë si "Borat" i cili pati këtu premierën europiane të tij," tha drejtori i ZFF Boris T. Matiç.
Çmimi Karroca e Artë iu dha Ksavier Dolan-Tadros në programin e filmit artistik, për filmin "Unë vrava nënën time". Sipas jurisë, filmi shqyrton marrëdhëniet familjare në një mënyrë të sinqertë dhe kurajoze duke lundruar në vijën e hollë që ndan dashurinë nga urrejtja.
"Filmi 'Unë vrava nënën time' është një shembull i freskët dhe prekës sesi duhen bërë filmat dhe një arritje e pabesueshme për dikë kaq të ri, duke merituar kështu një çmim," tha juria për 20-vjeçarin Tadros.
Në kategorinë e filmit të shkurtër, dy filma ndanë Karrocën e Artë, "I humbur" i Joçem de Vries nga Hollanda dhe "Çdo ditë nuk është e njëjta" i Martin Turk nga Sllovenia.
Në kategorinë e dokumentarit, "La VIda Loca" i Kristian Povedës mori një Karrocë të Artë së bashku me vlerësime të larta nga juria.
"Regjizori ka arritur të tregojë një histori të pabesueshme nga brenda, jo si një i jashtëm, por si një i brendshëm që kujdeset për personazhet e tij. Nga që [filmi] paraqiti personazhet e tij me mjaft ngrohtësi njerëzore, nuk ndeshemi me heronj bardh e zi dhe antiheronj të shoqërisë, por me viktimat tragjike të tij. Ky film rrëmoi thellë në zemrat tona dhe do të mbetet atje gjatë, jo vetëm si një histori tronditëse, por edhe si një dokumentar i një ankthi të fuqishëm, drame dhe ritmi. Duke mbajtur në mend të gjitha rrethanat tragjike që rrethojnë këtë film, fituesi ynë pohon se filmat ndonjëherë mund të jenë më të besueshëm dhe të lënë më shumë përshtypje se jeta e vërtetë."
Urosh Zhivanoviç nga Kroacia fitoi në përzgjedhjen e Përmbledhjes, përbërë nga filma me stile të ndryshëm, për filmin e tij "Fronti i ftohtë".
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes