Serbia dhe Turqia nënshkruajnë marrëveshje ekonomike

28/10/2009

Pavarësisht dallimeve mbi Kosovën, të dy vendet kanë zhvilluar një partneritet strategjik.

Nga Igor Jovanoviç për Southeast European Times në Beograd -- 28/10/09

photo

Presienti turk Abdullah Gul (majtas) dhe Presidenti serb Boris Tadiç në Beograd. [AFP]

Presidenti turk Abdullah Gul përfundoi të martën (27 tetor) një vizitë dy-ditore në Serbi, gjatë së cilës u nënshkruan disa marrëveshje ekonomike. Gul vuri në dukje se ndërmarrjet turke janë të interesuara në investimin në Serbi, veçanërisht në infrastrukturën e saj, duke u mbështetur në vendin ideal të Serbisë në Ballkan.

Lidhjet e ndërsjellta janë të forta, e siguroi ai homologun e tij serb Boris Tadiç. "Ndonëse ne [Serbia dhe Turqia] nuk ndajmë një kufi të përbashkët, ne jetojmë si fqinj të mirë," tha Gul.

Kjo lidhje ka pasoja më të gjëra, vuri në dukje ai. "Për sa kohë që marrëdhëniet midis Serbisë dhe Turqisë janë kaq të mira, nuk ka pse të ketë frikë për paqen në rajon," tha Gul.

Tadiç shtoi se të dy vendet kanë të njëjtën qëllime strategjikë. "Ne mbështesim me forcë njeri-tjetrin në procesin e integrimit europian dhe bashkëpunimit brenda programit të Partneritetit për Paqe. Ne besojmë se Turqia është një nga faktorët më të rëndësishëm botërorë," tha Tadiç.

Duke përsëritur se Serbia nuk do të njohë kurrë pavarësinë e Kosovës, Tadiç theksoi se marrëdhëniet diplomatike të Ankarasë me Prishtinën nuk duhet të preknin marrëdhëniet turko-serbe.

Delagacioni turk në Serbi përfshinte anëtarë të bashkësisë tregtare e ekspertë të ndërtimit të rrugëve, si dhe ekspertë në transformimin e aeroporteve ushtarake në civilë. Delegacionet turkë dhe serbë nënshkruan marrëveshje të bashkëpunimit ekonomik, të infrastrukturës, teknik, social dhe financiar.

Më parë, të dy vendet nënshkruan një marrëveshje të tregtisë së lirë që do të hyjë në veprim deri nga fundi i këtij viti.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Delegacioni turk kryesisht musliman vizitoi gjithashtu rajonin jugperëndimor të Sanxhakut, vendi i numrit më të madh të boshnjakëve në Serbi. Delegacioni përcolli gatishmërinë e Turqisë për të investuar në ndërtimin e autostradës nëpër Sanxhak. Kryebashkiaku i Novi Pazarit Meho Mahmudoviç njoftoi se ndërmarrjet turke do të investojnë në infrastrukturën e qytetit, i cili është tani në një gjendje të trishtueshme.

Gjatë qëndrimit të Gul, Ministria serbe e Ekonomisë dhe ndërmarrja turke Turker nënshkruan një marrëveshje mbi investimin e ndërmarrjes në banjat termale jugore serbe Bujanovacka Banja.

Beogradi ka qenë i zënë duke pritur zyrtarë të rëndësishëm të huaj: Zëvendës/Presidenti i SHBA Xho Bajden vizitoi vendin në maj dhe Presidenti rus Dmitri Medvedev vizitoi kryeqytetin më parë këtë muaj.

Zyrtarët serbë ishin në Kinë në gusht, një udhëtim që rezultoi në nënshkrimin e një marrëveshjeje të bashkëpunimit strategjik.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment