Zëvendës/Presidenti i SHBA përshëndet ndryshimet në Rumani

26/10/2009

Xho Bajden vlerësoi arritjet e Rumanisë gjatë 20 viteve të fundit dhe tha se demokracitë e reja në Europën Lindore mund të jenë një shembull për të tjerët që luftojnë për liri.

Nga Paol Kiokoiu për Southeast European Times në Bukuresht -- 26/10/09

photo

Zëvendës/Presidenti i SHBA Xho Bajden (majtas) shtrëngon duart me Presidentin rumun Traian Bashesku në Pallatin Kotroceni të enjten (22 tetor). Bajden nënvizoi rolin e Rumanisë si një shembull për vendet e tjerë në rajon. [Getty Images]

Gjatë një vizite një-ditore në Bukuresht të enjten (22 tetor), Zëvendës/Presidenti i SHBA Xhosef Bajden lavdëroi përpjekjet e Rumanisë për t'u bërë një demokraci e plotë dhe një partner i vendosur i SHBA.

Duke folur përpara studentëve të shkencave politike në Bibliotekën Qendrore të Universitetit, gati të shkatërruar gjatë revolucionit të vendit më 1989, Bajden vlerësoi lart përpjekjet e rumunëve për liri.

"Kur u ngrit perdja e hekurt, ra muri në Berlin, në vendin e tyre u ngrit demokracia, një demokraci që e keni merituar për një kohë të gjatë. Historia e lirisë, historia juaj, është një nga arritjet më të mëdha në historinë moderne," tha Bajden.

"Ju keni nisur të realizoni ato ëndrra që vetëm të guximshmit i imagjinuan 20 vjet më parë, një Europë krejt të lirë, lidhur me institucionet e aleancës euro-atlantike të NATO-s dhe BE," shtoi zëvendës/presidenti.

Ai theksoi se vende të tilla si Rumania japin një shembull për të tjerët që luftojnë për t'u bërë vende demokratike. "Ju mund të ndihmoni që të udhëzoni Moldavinë, Gjeorgjinë, Ukrainën përgjatë udhës së stabilitetit dhe prosperitetit të qëndrueshëm. Eshtë koha për të udhëhequr. Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia mund të përfitojnë nga përvoja juaj personale ... ju jeni shembulli i mirë; ju keni përcjellë premtimin e revolucionit tuaj. Ju jeni tani në një pozitë për të ndihmuar të tjerët që të bëjnë të njëjtën gjë," tha ai.

Bajden i dëgoi një mesazh të drejtpërdrejtë auditorit të ri. "Jini si ata më '89. Jini të guximshëm. Ushtroni udhëheqësinë tuaj. Ju keni një histori dhe një traditë. Ju mund të bëni një dallim gjigand. Dhe ne do të qëndrojmë me ju," tha ai.

Bajden ishte në tribunë me vajzën e tij Kathlin dhe mbesën Finegan, të cilat ia prezantoi auditorit.

Më parë gjatë ditës, gjatë një konference shtypi me Presidentin Traian Bashesku, Bajden tha se Rumania mbështet sistemin e ri kundër raketave të SHBA. "Kjo metodë e përshtatur dhe me faza që po propozon SHBA, ka përshtatur modelin e saj për t'i bërë ballë kërcënimit në rritje ndaj Europës, me një teknologji të provuar që do të mbulojë më shumë Europën, duke përfshirë Europën Qëndrore, më efektivisht se sa metoda e mëparshme," shpjegoi Bajden.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Ai u uroi gjithashtu rumunëve të dilnin mirë me fushatën presidenciale që filloi një ditë më parë dhe tha se e kishte zili që zgjaste vetëm 30 ditë, ndryshe nga ajo në Shtetet e Bashkuara.

Bajden u takua gjithashtu me Kryeministrin që po ikën Emil Bok dhe udhëheqësit e opozitës, Mirçea Geoana i Partisë Social Demokratike dhe Krin Antonesku i Partisë Kombëtare Liberale.

Nga Bukureshti, Bajden u drejtua për në Pragë, ndalesa e fundit e turneut të tij tre-ditor në Europën Qendrore dhe Lindore.

Ky ishte udhëtimi i dytë i Bajden në Rumani. Ai vizitoi vendin një dekadë më parë si kreu i Komitetit të Marrëdhënieve të Jashtme të Senatit.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment