Procesi i Butmirit i BiH do të vazhdojë

22/10/2009

Pavarësisht nga një raund tjetër bisedimesh, udhëheqësit e partive kryesore të BiH mbeten mjaft të ndarë lidhur me reformat kushtetuese të pa-arritshme.

(AFP, AP, BBC, FT, AKI, EurActiv, Fena, Beta, B92, Blic, Office of the High Representative - 21/10/09; Reuters, AFP, DPA, AKI, BBC, B92 - 20/10/09; Office of the High Representative - 19/10/09)

photo

Ministri i Jashtëm suedez Karl Bildt (majtas) dhe Zëvendës/Sekretari i Departamentit të Shtetit të SHBA Xhejms Shtainberg mbajtën një konferencë shtypi në selinë e EUFOR në Butmir, pranë Sarajevës të mërkurën (21 tetor). [Getty Images]

Raundi i dytë i bisedimeve mbi ndryshimet vendimtare kushtetuese që do të hapnin rrugën për anëtarësimin përfundimtar të Bosnjë dhe Herzegovinës (BiH) në BE dhe NATO, nuk dha asnjë marrëveshje, thanë të mërkurën (21 tetor) ndërmjetësit ndërkombëtarë të procesit.

Udhëheqësit e partive kryesore boshnjake, serbe dhe kroate kundërshtuan paketën e propozuar të reformave për të përmirësuar sistemin e qeverisjes së tyre dhe për t'a bërë atë një shtet funksional, thanë Ministri i Jashtëm suedez Karl Bildt dhe Zëvendës/Ssekretari i Departamentit të Shtetit të SHBA Xhejms Shtainberg.

Por, një përparim u arrit gjatë dy ditëve të bisedimeve në Kampin Butmir, selia e EUFOR në periferi të Sarajevës.

"Ndonëse një përparim i kufizuar është bërë, do të duhen diskutime të mëtejshme ... dhe disa nga partitë do të duhet të tregojnë vendosmëri dhe fleksibilitet më të madh," thanë Bildt dhe Shtainberg në një deklaratë të përbashkët të mërkurën.

Ata u kërkuan gjithashtu udhëheqësve boshnjake që të angazhohen për kompromiset e nevojshëm nëse duan me të vërtetë që të arrijnë qëllimet e integrimit euro-atlantik të tyre.

Nisma e përbashkët BE-SHBA filloi më parë këtë muaj në një përpjekje për të kapërcyer bllokimin politik të zgjatur në BiH që ka bllokuar procesin e reformës dhe përparimin e pranimit. Zyrtarë ndërkombëtarë të tjerë pjesëmarrës në bisedime përfshijnë Komisionerin e Zgjerimit të BE Olli Rehn dhe Përfaqësuesin e Lartë Valentin Inzko, i cili shërben gjithashtu si Përfaqësues i Posatçëm i BE (EUSR) në BiH.

BiH nënshkroi një Marrëveshje Stabilizimi dhe Shoqërimi me BE vitin e kaluar, duke bërë hapin e parë të saj drejt anëtarësimit përfundimtar në bllokun prej 27 vendesh, por reforma kushtetuese është një parakusht kryesor për përparimin e mëtejshëm.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Bosnjë dhe Herzegovina nuk mund të marrë një biletë falas për në Europë," tha të mërkurën Bildt, vendi i të cilit mban tani presidencën gjashtë-mujore me rotacion të BE. "Nëse kushtet për bashkimin me integrimin euro-atlantik nuk përmbushen, Bosnjë dhe Herzegovina do të mbetet pas vendeve të tjerë në rajon."

Prania e vazhdueshme e Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë (OHR) është një tjetër bllok pengues në rrugën e pranimit të BiH. BE e ka bërë mbylljen e OHR dhe transformimin në një zyrë të përforcuar të EUSR si një parakusht për BiH që të fitojë njohjen zyrtare si një vend kandidat i BE.

"Bashkimi Europian është një bashkim demokracish sovrane, jo një bashkim i gjysmë protektorateve gjysmë funksionues," tha Bildt pas raundit të parë të bisedimeve të Butmir më parë këtë muaj. "Varet nga politikanët boshnjakë që t'a çojnë vendin e tyre nga një gjysmë protektorat në demokraci sovrane."

Çështja e mbylljes së mundshme të OHR do të diskutohet në takimin e Këshillit të Zbatimit të Paqes më 18 dhe 19 nëntor. Një nga kushtet për një vendim për këtë është një vlerësim pozitiv i gjendjes politike në BiH, e cila është përkeqësuar vazhdimisht që nga 2006.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment