20/10/2009
Gati një vit pasi Maqedonia njohu pavarësinë e Kosovës, diplomacia midis të dy vendeve merr një nxitje të rëndësishme.
Nga Besa Beqiri për Southeast European Times në Prishtinë – 20/10/09
![]() Ministri i Jashtëm i Kosovës Skënder Hyseni. [Getty Images] |
Maqedonia dhe Kosova vendosën zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike në nivel ambasadorësh të shtunën vonë (17 tetor). Masa hap rrugë për nënshkrimin dhe ratifikimin e marrëveshjeve që ishin penguar për shkak të mungesës së lidhjeve zyrtare.
Në një dokument nënshkruar nga ministrat e jashtëm përkatës, të dy vendet u zotuan të forcojnë lidhjet e tyre miqësore në respekt të ndërsjelltë për sovranitetin e tyre kombëtar, pavarësinë dhe integritetin territorial.
Marrëveshja solli vlerësime nga bashkësia ndërkombëtare, por kritika të ashpra nga Serbia, e cila kundërshton me forcë pretendimin për pavarësi të krahinës së saj të mëparshme.
Presidenca e BE lëshoi një deklaratë duke përshëndetur "zhvillimet e fundit lidhur me marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë midis Shkupit dhe Prishtinës". Shqipëria, ndërkohë, përshëndeti vendosjen e marrëdhënieve si një kontribut të rëndësishëm në stabilitetin afatgjatë rajonal. Ministri i Jashtëm shqiptar Ilir Meta i telefonoi homologut të tij të Kosovës, Skënder Hyseni, për ta uruar.
Në ndryshim, Ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiç e sulmoi vendimin e Shkupit për të bërë njohjen duke thënë se kjo prish marrëdhëniet e Maqedonisë me Serbinë në kohën kur ato sapo kishin nisur të përmirësohen.
Vendimi do të ketë pasoja, paralajmëroi Jeremiç.
Zhvillimi erdhi vetëm orë pasi parlamenti i Kosovës ratifikoi një marrëveshje shënimi të kufirit me Maqedoninë. Jeremiç ishte i pakënaqur lidhur me këtë marrëveshje gjithashtu, duke thënë se Maqedonia duhej të këshillohej së pari me Beogradin. Parlamenti maqedonas ratifikoi marrëveshjen më herët.
Marrëveshja ka për qëllim një zgjidhje të mosmarrëveshjes së gjatë ku të shënoheshin saktë 260 km vijë kufitare. Maqedonia ka marrë tani 160 km në Lukovo Pole në Malin e Sharrit, ndërsa Kosova mori 155 km në Debalde, pranë pikës strategjike të Kodra Fura.
Emocionet ishin të lartë lidhur me çështjen dhe u deshën dy përpjekje për të fituar ratifikimin në parlamentin me 120 vendesh të Kosovës. Herën e parë, nuk u arrit shumica e duhur prej dy të tretave të shumicës. Kryetari i Parlamentit Jakup Krasniqi pastaj bëri thirrje për një front të bashkuar mes udhëheqësve të të gjitha partive politike të Kosovës dhe ishte në gjendje të mblidhte 81 votat e kërkuara.
Qeveria e Kosovës i vë rëndësi të posatçme marrëveshjes së kufirit. Në një deklaratë, qeveria tha se marrëveshja "rikonfirmon qëndrimin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës" dhe do të forcojë rastin e saj në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë ku Serbia ka ngritur padinë.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes