Papandreu fiton mbështetje për masa të forta

19/10/2009

Parlamenti i ka dhënë kryeministrit të ri të Greqisë mbështetjen e tij për një paketë reforme që synon të trajtojë vështirësitë ekonomike në rritje të vendit.

(Wall Street Journal, AP, Reuters, DPA, ANA-MPA - 19/10/09; B92 - 17/10/09; Reuters, DPA, Xinhua - 16/10/09)

photo

Qeveria e Kryeministrit grek Jorgo Papandreu fitoi një votë besimi në programin e saj të dielën (18 tetor). [Getty Images]

Kryeministri grek Jorgo Papandreu fitoi votën e tij të parë të besimit në orët e para të së hënës (19 tetor) pas një debati tre ditor parlamentar mbi programin e politikës së qeverisë së tij.

Të 160 ligjvënësit që përfaqësojnë partinë socialiste PASOK të Papandreut në legjislaturën 300 vendshe mbështetën planet katër-vjeçarë të reformës. 140 deputetët e mbetur nga katër parti të opozitës: Demokracia e Re (ND), Partia Komuniste Greke, Koalicioni i Majtë dhe Tubimi Popullor Ortodoks (LAOS), parti e së djathtës, votuan kundër qeverisë.

Pas më shumë se pesë vjet në opozitë, PASOK korri një fitore vendimtare në zgjedhjet e përgjithshme të parakohëshme të 4 tetorit, duke premtuar ndryshime për të ringjallur ekonominë e sëmurë.

"Situata e ekonomisë është shpërthyese," tha Papandreu në fjalimin e tij të parë në parlament si kryeministër, ndërsa paraqiti programin e qeverisë së tij në fillim të debatit të premten. "Gjendja e shtetit, administratës publike dhe e institucioneve tona demokratike [është] shkurajuese. Buxheti ka dalë nga binarët si kurrë më parë."

Greqia po ndesh recesionin e vet të parë që nga 1993, ndërsa ekonomia pritet të tkurret nga midis 1% dhe 2% këtë vit, sipas Ministri të Financave Jorgo Papakonstantinu. Deficiti i saj në rritje i buxhetit ka të ngjarë të kapërcejë 10% të PKB, më shumë se tre herë tavanin prej 3% të PKB të caktuar për 16% vende të BE në Eurozonë. Papunësia është gjithashtu në rritje pasi disa sektorë të tillë si turizmi janë goditur nga kriza botërore.

Në fjalën e tij, Papandreu akuzoi qeverinë e mëparshme të ND për gati dyfishimin e borxhit nga 160 miliardë euro në 300 miliardë euro në pesë vitet e fundit si dhe që ka "krijuar 700 agjensi të reja shtetërore dhe 470 komisione, shumica e tyre të padobishëm".

PASOK ka premtuar një paketë shpenzimi për të nxitur ekonominë e ngadalësuar si dhe për të frenuar deficitin në zgjerim të buxhetit të vendit dhe për të kontrolluar borxhin publik.

"Ne jemi në një situatë emergjente, gjithkush duhet ta kuptojë këtë," citoi Reuters të thotë Papandreu. "Do të jetë e nevojshme të ketë shkurtim të shpenzimeve në çdo ministri."

Ai tha se qeveria ka në plan të rrisë programin e investimeve publike në 4% të PKB në buxhetin e 2010 dhe të vazhdojë të rrstë financimet për veprimtari të tilla që do të arrijnë përfundimisht në 5% të PKB deri në fund të mandatit katër-vjeçar të qeverisë.

Papandreu u zotua gjithashtu të mbajë premtimet e tij të fushatës për pagat dhe mbi inflacionin dhe rritjet e pensionit dhe se tarifat e ngarkuara nga shërbimet publike nuk do të rriten vitin tjetër.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Ne garantojmë rritjen e vazhdueshme të fondeve për arsimin me një synim prej 5% të PKB," tha kryeministri, duke premtuar se financimi për sistemin e kujdesit shëndetësor do të rritet deri me 1% të PKB brenda mandatit të qeverisë.

Ai u zotua gjithashtu për një goditje ndaj evazionit fiskal dhe për rritjen e luftës kundër korrupsionit.

Papakonstantinu tha se qeverisë mund t'i duhet të konsiderojë marrjen hua të parave deri nga fundi i vitit për të siguruar fondet e nevojshme për pagat dhe pensionet e sektorit publik, njoftoi AP.

"Do të jetë e vështirë, pa dyshim, por unë jam optimist," tha Papandreu në fund të debatit të dielën vonë. "Gjatë katër viteve të ardhëshme, do të bëjmë më të mirën që mundemi. Ky është mandati që na është dhënë nga populli dhe ky është besimi që unë kërkoj nga ju."

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment