24/09/2009
Parada e Krenarisë së Homoseksualëve të Beogradit -- e programuar në fillim të kësaj jave -- u ndalua për shkak të kërcënimeve nga orgaizatat ekstremiste.
Nga Bojana Milovanoviç për Southeast European Times në Beograd --24/09/09
![]() Policia duke kontrolluar dokumentat e një ultranacionalisti serb të dielën (20 shtator) në Beograd. [Getty Images] |
Autoritetet serbe po shqyrtojnë ndalimin e grupeve politikë që kërcënojnë të tjerët, thanë zyrtarët të hënën (22 shtator). Katalizatori ishin kërcënimet nga grupet ultranacionalistë, që nxitën ndalimin e Paradës së Krenarisë të Homoseksualëve të së dielës në Beograd.
Zëvendës/Ministri i Drejtësisë Sllobodan Homen tha për B92 se autoritetet planifikojnë që t'i kërkojnë gjykatës më të lartë të Serbisë të "ndalojë të gjitha organizatat që shprehin kërcënime".
Grupet ultranacionaliste Obraz (Nderi) dhe Lëvizja Popullore Serbe 1389 kundërshtuan marshimin e homoseksualëve. Drejtuesi i Obraz Mlladen Obradoviç paralajmëroi se organizatorët duhet të jenë përgjegjës për atë që mund të ndodhë nëse kryhej sipas planit.
Sipas njoftimeve të medias vendase, një grup prej 10,000 huliganësh kishte planifikuar të hidhte mbi pjesmarrësit në paradë gurë të fshehur në kanale gjatë rrugës së paradës.
Grupet planifikuan gjithashtu të sulmonin Ambasadën Suedeze, e cila do të organizonte një gosti për pjesëmarrësit e paradës. Disa anëtarë të këtyre grupeve ekstremistë madje donin të infiltronin paradën, gjë që do t'i lejonte të sulmonin pastaj në mënyrë direkte pjesmarrësit.
Ministria e brendshme tha se policia nuk mund të garantojë sigurinë e pjesmarrësve në paradë dhe rekomandoi që parada të zhvendoset nga qendra në Usce Park, pranë lumenjtë Danub dhe Sava, ku pjesëmarrësit në paradë mund të jenë më të mbrojtur.
"Ministria e brendshme është e detyruar të tërheqë vëmendjen ndaj rrezikut të lartë ndaj pronës dhe jetës njerëzore. Ne propozojmë të zgjidhet një vend ku policia të jetë në gjendje të sigurojë, por të mos jetë përgjegjëse për një jetë të vetme njerëzore," tha Ministri i Brendshëm Ivica Daçiç.
Organizatorët refuzuan. "Tradita në të gjithë qytetet e mëdha të botës është të organizojë veprimtari të tilla në rrugët kryesore, në mënyrë që të tregojë se anëtarët e popullsisë homoseksuale dhe lesbike janë anëtarë të barabartë në shoqëri. Nuk duam të ecim përreth disa livadheve pranë lumit; ajo nuk do të ishte Parada e Krenarisë," tha anëtarja e komitetit të organizatës Majda Puaca.
Sugjerimi i një vendi tjetër tregoi se "shteti ishte përkulur përpara kërcënimeve të dhunës," thanë organizatorët.
Shefi i Policisë Serbe Millorad Veljoviç tha të hënën se "masa të rrepta" do të merren kundër atyre që promovojnë sjelljen e dhunshme, duke theksuar se 37 persona u arrestuan të dielën pasi u përpoqën të organizojnë një takim kundër homoseksualëve në qendrën e Beogradit.
Policia tha gjithashtu se asnjë tubim publik nuk do të lejohet në qendrën e Beogradit "në të ardhmen", për shkak të çështjeve të sigurisë.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes