Rishikohet ndalimi i pirjes së duhanit në Kroaci

17/09/2009

Pirja e duhanit në kafene do të lejohet përsëri nëse përmbushen kërkesat bazë.

Nga Natasha Radiç për Southeast European Times në Zagreb -- 17/09/09

photo

Pronarët e kafeneve po përshtaten ndaj kushteve të reja. [Getty Images]

Grupi në favor të pirjes së duhanit në Kroaci shënoi një fitore të enjten (10 shtator) kur parlamenti miratoi një ndryshim ndaj ndalimit të diskutueshëm të pirjes së duhanit. Ndryshimi lejon pirësit e duhanit që ta ndezin atë në vende të caktuara në kafene, nëse ato kanë sistemin e duhur të ventilimit dhe vënë shenja të dukshme që paralajmërojnë rreziqet e duhanit.

Restorantet, spitalet, shkollat, zyrat dhe baret nuk bien nën sferën e këtij ndryshimi dhe pirja e duhanit është ende e ndaluar në këto mjedise.

Ndryshimi vjen pas një proteste të pronarëve të kafeneve dhe restoranteve që pretendojnë se bizneset e tyre pothuajse kanë falimentuar që kur ligji, një prej më kufizuesve në Europë lidhur me ndalimin e duhanit, u zbatua në maj.

Gjatë muajve të ngrohtë të verës, pirësit e duhuanit shpesh dalin jashtë për ta ndezur atë, por me dimrin që është pranë, pronarët e kafeneve parashikojnë një rënie thelbësore të biznesit.

Një peticion kundër ndalimit filloi pothuajse menjëherë pasi ligji u miratua dhe qeveria e vuri re këtë. Propozimi i ri u hartua me ndihmën e ministrisë së turizmit, sindikatës së pronarëve të restoranteve dhe kafeneve dhe zyrtarëve qeveritarë.

Pronarët e lehtësuar të kafeneve shpresojnë se ligji më liberal do t'i kthejë pirësit e duhanit në lokalet e tyre.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Zheljko Striziç, një pronar kafeneje në bregdet, thotë se me ndryshimin e ri, biznesi i tij ka një të ardhme. Ai ka nisur të bëjë ndryshime në 70 metrat katrorë të kafenesë së tij për të ndarë pirësit e duhanit dhe ata që nuk pijnë duhan dhe ka blerë tashmë një poster "duhani vret".

Ministri i Shëndetësisë Darko Milinoviç, një përkrahës i vendosur i ligjit të ndalimit të duhanit, kundërshtoi spekullimet e medias se qeveria bëri ndryshime në ligj nga presioni i shoqatës së pronarëve të kafeneve, biznesi i të cilëve ra deri në 75%.

"Ne sërish do të punojmë shumë për të ruajtur shëndetin e shtetasve dhe ky vendim nuk u bë nën asnjë presion," tha Milinoviç, duke shtuar se pirja e duhanit përbën një problem të rëndë në Kroaci, pasi më shumë se 13,000 vdesin çdo vit nga sëmundje të lidhura me të.

Një në tre kroatë pi duhan.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment