Qyteti më piktoresk i Greqisë

04/09/2009

Edhe modern dhe i përjetshëm, Hania dhe rrethinat e saj ofrojnë mrekullira historike, kulturore dhe kulinare.

Nga Kristos Ringas për Southeast European Times në Athinë -- 04/09/09

photo

Qyteti i vjetër i Hanias paraqet restaurantet përgjatë limanit të qytetit. [Getty Images]

Hania, në ishullin e Kretës është nga ç'mund të vërtetohet një nga qytetet më të bukur të gjithë Greqisë. I njohur për dukjen e vet veneciane, peisazhet e ndryshme dhe personalitetet e jashtzakonshme, Hania është një domosdoshmëri për shumë grekë si dhe për turistët e huaj, veçanërisht gjatë verës. Pamja drejt farit të qytetit është kaq spektakulare sa që banorët lokalë thonë: "Në Kretë qan dy herë, një herë kur mbrrin dhe një herë kur ikën." Ana e limanit mburret me disa godina historike, restaurante joshëse dhe jetën e natës përgjatë rrugës kryesore Helidon, e cila lidh Qytetin e Vjetër me të riun. Rrotull limanit është Hania më e madhe, një qendër urbane e mbushur me vendpushime dhe muzeume si dhe plot zbavitje të tilla si festivale, veprimtari sportive dhe koncerte. Tamam në të djathtë të Kastelit, pjesa qendrore e Qytetit të Vjetër, është sheshi Elefterios Venizelos ku ka mjaft gjëra për turistët. Ai ka emrin e njërit prej shtetarëve më të shquar grekë të shekullit të 20-të.

Shumë grekë që vizitojnë Hanian vizitojnë varrin e Venizelosit në Kunupidiana. Kjo është ndoshta se te varri, ku historia puqet me kulturën dhe bregu puqet me detin, mund të shihen disa nga perëndimet më të bukura të diellit në Kretë.

Në perëndim shtrihet lagjia piktoreske Topana, me shumë rrugica të ngushta dhe ndërtesa të vjetra plot nur disa nga të cilat janë restauruar si hotele, restaurante, dyqane e bare. Kjo është qendra e jetës së natës veçanërisht në dimër.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Bregdeti i cili shtrihet drejt fshatit më perëndimor të Kretës Falasarna dhe Xhorxhopulit në lindje, paraqet disa nga vendpushimet e plazheve më luksoze në Greqi. Ato përmbajnë gjithëshka që nga korset e golfit te sportet ujore, vende për çiklizëm e ngjitje malore. Shumë thonë se sfida më e fundit është kalimi i grykës së Samarës dhe ata që e bëjnë këtë e përshkruajnë si një përvojë të paharrueshme.

Toka në brendësi jep përshtypjen se po udhëton prapa në kohë. Përtej lehtësirave të vendpushimeve klasike, Paleoçora dhe Sfakia ofrojnë peisazhe që duken si të harruara.

Zyrtarët e Hanias thonë se qyteti është krenar me infrastrukturën moderne e cila u shërben vizitorëve çdo vit. Aeroporti lokal në Akrotiri mund të trajtojë të gjitha llojet e trafikut ajror dhe porti i madhe e modern i gjirit të Sudës ja del me një fluks të trafikut detar.

Hania është gjithashtu e famshme për dietën kretake, të shijshme e të shëndetëshme: një nga vendet më të mira për të gëzuar këtë kuzhinë të ushqyeshme është Tamam, në Qytetin e Vjetër.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment