Filmi serb fiton në Sarajevë

26/08/2009

Festivali i filmit i Sarajevës është bërë veprimtaria kryesore e filmit rajonal.

Nga Antonio Prlenda për Southeast European Times në Sarajevë -- 26/08/09

photo

Regjisori serb i filmit Vladimir Perishiç mori Çmimin Zemra e Sarajevës për filmin më të mirë në Festivalin e 15-të të Filmit të Sarajevës. [Getty Images]

Filmi serb "Njerëz të zakonshëm" me regji të Vladimir Perishiç fitoi Çmimin prestigjoz Zemra e Sarajevës në Festivalin e 15-të të Filmit të Sarajevës (SFF).

"Për mua ky është një çmim shumë i rëndësishëm sepse vjen që nga zemra e popullit të Sarajevës," tha Perishiç në ceremoninë zyrtare të çmimit në Teatrin Kombëtar të Sarajevës.

Perishiç mori gjithashtu 25,000 euro, dhuruar nga Këshilli i Europës.

"Njerëz të zakonshëm", një film rreth ndikimeve të dehumanizmit të luftës, fitoi gjithashtu çmimin e Konfederatës Ndërkombëtare të Artit të Kinemasë në SFF.

Ndërsa filmat nga Kroacia, Serbia dhe Bosnje dhe Herzegovina (BiH) u pritën mirë nga auditori i Sarajevës, filmat nga bota gjithashtu u vlerësuan lart.

"Në fakt, një film hungarez u prit më mirë [në SFF] se në Hungari," tha Elma Tataragiç, përzgjedhësja e filmave për festivalin.

Midis aktorëve, Relja Popoviç fitoi Zemrën e Sarajevës për aktorin më të mirë për rolin e tij në "Njerëz të zakonshëm". Aktoret greke Axheliki Papulia dhe Meri Tsoni ishin fitueset e këtij viti të Zemrës së Sarajevës për aktoren më të mirë, ndërsa regjisori kroat Dalibor Mataniç fitoi çmimin për filmin më të mirë të shkurtër. Çmimin për dokumentarin më të mirë e mori aktori e regjisori serb Dragan Nikoliç.

SFF e këtij viti paraqitt gjithshtu peronalitete të Hollivudit të tillë si ylli i "Mundësit" Miki Rurki dhe Xhillian Anderson e cila fitoi popullaritet të madh për rolin e saj të Dana Skullit në "Dosjet X". Anderson dha gjithashtu një leksion në Kampusin e Tretë të Talenteve të Sarajevës, një program edukimi dhe krijimi të kontakteve për talentet e rinj të filmit në rajon.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Gjatë festivalit u shfaqën 232 filma nga 53 vende.

Në suksesin e tij kontribuoi prania e autorëve të filmave dhe përfaqësuesve të mediave së bashku me auditorin prej mbi 100,000 vetëve. Si profesionistët, ashtu edhe auditori pranojnë se veprimtaria e Sarajevës është bërë një festival rajonal kryesor filmi.

Drejtori i Festivalit Mirsad Purivatra, i cili e themeloi veprimtarinë gjatë konfliktit të BiH më 1995, shpjegoi se ai "përfaqëson vendin kryesor të takimit për të gjithë producentët dhe autorët rajonalë".

Purivatra shprehu kënaqësinë se profesionistët e filmit nga e gjithë bota e njohin festivalin "si një pikë kulmore për krijimin e kontakteve, për të gjithë ata që duan të mësojnë më shumë rreth mundësive që ofron ky rajon".

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

BiH godet dhunën e tifozëve dhe nacionalizminBiH godet dhunën e tifozëve dhe nacionalizmin

Masat e rritura të sigurisë dhe ndalimet janë pjesë e planit të federatës së futbollit të BiH për të ulur dhunën e tifozëve dhe retorikën nacionaliste.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Besoni ju se një gjykatë e krimeve të luftë e propozuar për Kosovën do të ishte efektive në procedimin e krimeve të dyshuara të luftës kryer nga ish Ushtria Çlirimtare e Kosovës?

Po
Jo
Nuk e di