Në thellësitë e Shpellës Vrello

17/08/2009

Shpella, që gjendet në Maqedoni, është shpella e 14-të për nga thellësias e zbuluar deri tani.

Nga Zoran Nikollovski për Southeast European Times në Shkup – 17/08/09

photo

Shpella Vrello është e mrekullueshme. [Darko Andonovski/SETimes]

Të zhytur afërsisht 192 metra në ujin e madh nëntokësor në Shpellën Vrello një ekip ndërkombëtar zhytësish dhe speleologësh zbuluan së fundmi fundin e tij.

Ekipi prej 13 vetësh, përbërë nga zhytës italianë, belgë dhe maqedonas, beson se shpella është në fakt më e thellë sesa njoftohet, por iu desh të shtynte misionin e vet dhjetë-ditor për shkak të ujit të turbullt të shkaktuar nga shirat e dendur.

"Të gjitha shpellat janë të ndryshme, ato kanë morfologjinë e tyre, por Vrello është një shpellë madhështore, një nga më të bukurat, në mos më e bukura, në Ballkan," tha zhytësi italian i shpellave Luixhi Kasati.

"Unë do të kthehem vitin tjetër në mënyrë që të vazhdojmë eksplorimin."

Hyrja e Vrello është rreth 1.5 km nga Diga Matka në Lumin Treska dhe formon një liqen kanioni që mbulon rreth 5,000 hektarë. Ka gjithashtu një seksion dheu mbi hyrjen e shpellës, të quajtur Suva, që ka stalagtite dhe stalagmite.

Shpella u propozua për konkurrimin Shtatë Çuditë e Botës të këtij viti dhe doli në gjysmë-finale.

Më 2007, shpella u renditej e 77-a, pasi u zbulua nga zhytësi Mark Vandermulen, në listën e shpellave nëntokësore më të thella. Vandermulen ishte gjithashtu pjesë e ekspeditës së këtij viti.

Vrelo renditet e 14-a në listën e shpellave më të thella të eksploruara nga njerëzit dhe disa spekullojnë se mund të jetë e nënvlerësuar.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Shpella me ujrat nëntokësore më të thella deri tani është Vrima Bushman në Afrikën e Jugut.

Ministria e Ekonomisë e Maqedonisë i dha ekspeditës rreth 1,300 euro financim dhe Ministri i Ekonomisë Fatmir Besimi vizitoi ekploratorët, duke premtuar fonde të mëtejshme për nxitjen, eksplotimin dhe mbrojtjen e shpellës.

Një dokumentar mbi bukuritë e Vrellos, Kanionit Matka dhe filmime të ekspsditës së këtij viti është duke u bërë dhe do të redaktohet në Itali.

Shpella ndodhet në Kanionin Matka, pranë Shkupit, i cili mburret me 1,000 specie, 20% nga të cilat janë endemike si dhe specie të ndryshme fluturash që nuk gjenden gjëkundi tjetër në Europë. Kanioni është gjithashtu strehë për skifterët dhe më rrallë për shqiponjat tullace që mbrohen nga ligji për të mos u shfarosur.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment