03/08/2009
Projekt-ligji i ri mbi informacionin publik ka krijuar një ndarje brenda qeverisë, duke bërë që një parti e opozitës, Partia Progresiste Serbe të kërkojë zgjedhje të parakohshme.
Nga Igor Jovanoviç për Southeast European Times në Beograd -- 03/08/09
![]() "Gjobat e tepruara mund të shkurajojnë gazetarinë gjurmuese dhe të shpien në auto-censurë dhe mbylljen e disa ndërmarrjeve të medias," tha SEEMO. [Getty Images] |
Projekt-ligji i propozuar mbi informacionin publik ka shkaktuar një ndarje serioze brenda koalicionit qeverisës, pasi Partia Socialiste e Serbisë (SPS), anëtare e tretë e fortë e koalicionit, thotë se nuk do ta mbështesë atë.
Anëtarët më të mëdhenj të koalicionit, Partia Demokratike (DS) dhe G17 Plus, besojnë se projekt-ligji duhet të kalojë për hir të futjes së rregullit në median serbe.
Kreu i G17 Plus, Zëvendës/Kryeministri Mllagjan Dinkiç është shpesh shënjestër e gazetave vendase.
Megjithatë, shoqatat e gazetarëve anembanë vendit kanë dalë kundër projekt-ligjit, duke pretenduar se ai nuk është në përputhje me standardet europiane dhe kështu që, po u miratua, zyrtarët do të ushtrojnë presion ndaj gazetarëve.
Organizata e Medias e Europës Juglindore (SEEMO) tha në një deklaratë se një lloj niveli i rregullimit të medias ishte i nevojshëm, por "gjobat e tepruara mund të shkurajojnë gazetarinë gjurmuese dhe të shpien në auto-censurë dhe mbylljen e disa ndërmarrjeve të medias."
Projekt-ligji ishte caktuar të vihej përpara parlamentit më 31 korrik, por data u shty kur u bë e qartë se SPS ishte me vendosmëri kundër tij.
G17 Plus akuzoi udhëheqësin e SPS dhe Zëvendës/Kryeministrin Ivica Daçiç për ndezjen e një krize qeveritare.
"Qeveria mund të rrëzohet vetëm nga udhëheqësi i Partisë Socialiste Ivica Daçiç me sjelljen e tij të pahijshme dhe hipokrite. Duke penguar miratimin e një prokjekt-ligji qeveritar dhe duke vonuar miratimin e të tjerëve, po aq të rëndësishëm, Daçiç ka shkaktuar një krizë potenciale brenda koalicionit në pushtet," tha G17 Plus në një njoftim për shtypin.
Në një përpjekje të pretenduar për të bindur Partinë Socialiste, DS organizoi një takim me Partinë Liberal Demokratike (LDP), e cila ka të njëjtin numër deputetësh si SPS dhe mund ta zëvendësojë atë në koalicionin në pushtet.
Në takim, DS, G17 Plus dhe LDP ranë dakord të arrinë një marrëveshje me shoqatat e gazetarëve dhe institucionet europiane, deri në fund të muajit.
"Projekt-ligji i informacionit nuk mund të rrezikojë qeverinë serbe dhe partneritetin afat-gjatë midis Partisë Socialiste të Serbisë dhe Partisë Demokratike," tha Zëvedës/Presidenti i SPS Zharko Obradoviç.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes