31/07/2009
Këtë vit, EXIT e Serbisë shfaqi më shumë se 600 interpretues dhe një audiencë nga pothuajse 60 vende.
Nga Sasha Iliç dhe Milena Petroviç për Southeast European Times në Novi Sad -- 31/07/09
![]() Skena Arena e Vallzimit ishte një nga më populloret në festivalin e sivjetëm EXIKT në Novi Sad, Serbi. [Sasha Iliç dhe Milena Petroviç] |
Ka pak në mos fare, festivale muzikore në botë që nisën si qëndrime politike. Festivali EXIT, mbajtur së pari në 2000 për të protestuar ndaj regjimit të Slobodan Millosheviçit, është mbajtur çdo vit në një kështjellë të shekullit të 18-të që varet përmbi brigjet e Danubit ku festa zgjat deri në orët e vona të mëngjesit.
Festivali, i cili u bë nga 9 deri në 12 korrik këtë vit, tërhoqi më shumë se 100,000 vetë nga pothuajse 60 vende në kështjellën Petrovaradin të Novi Sadit për të dhjetin vjet me rradhë. Festivali katër-ditor përfshiu 600 interpretues nga më shumë se 40 vende të ndryshme.
"Ne [presim] arritje mysafirësh nga 54 vende dhe presim 20,000 deri 25,000 vizitorë vetëm nga Britania e Madhe," i tha SETimes shefi i marrëdhënieve me publikun për festivalin, përpara se ai të niste.
Skena kryesore priti grupe të tillë si Madness, The Prodigy, Manic Street Preachers, Arctic Monkeys, Lili Allen, si dhe Patti Smith, Kraftwerk, Moby and Korn.
Në 27 skenat e mbetura, vizitorët e kaluan shumicën e kohës së tyre në Arenën e Vallazimit dhe Skenën e Fuzionit. Interpretuesit në këto dy skena përfshinin Riçi Houtin, Etien dë Kreshi, Erik Prydz, Daren Emerson, Karl Koks, Maks Romeo, Buzkoks dhe Mando Biao.
Përveç muzikës, shikuesit e EXIT patën mundësinë të kënaqen me filmat më të fundit me tema politike dhe dhjetra stenda të pritura nga organizata të ndryshme qeveritare dhe OJQ që promovonin ekologjinë, luftën kundër AIDS dhe vlerat evropiane.
Një merak kryesor këtë vit ishte siguria. Për këtë qëllim, zonat përpara skenave më popullore qenë në mënyrë të konsiderueshme më të vogla se në të kaluarën dhe të ndara me gardhe. Një tjetër shqetësim ishte gripi i derrave. "U ndërmorën të gjitha masat e sugjeruara nga sekretariati krahinor i shëndetit për të shmangur ndikimin e gripit H1N1. Ne dhamë një sasi të mjaftueshme maskash mbrojtëse dhe rritëm numrin e çezmave me ujë të pijshëm," i tha SETimes, meanzheri i përgjithshëm i EXIT Bojan Boshkoviç.
Një sondazh nga e përditëshmja e Beogradit Blic tregoi se shikuesit mendonin se tre shfaqjet më të mira të këtij viti qenë nga Korn, The Prodigy dhe Moby.
"Është një nder i madh për mua të interpretoj këtu, në këtë dhjetëvjetor të festivalit. Nga sa di unë, ky është i vetmi festival që ka dalë nga një protestë publike dhe nga kjo, unë jam edhe më i gëzuar të jem këtu," tha Moby gjatë shfaqjes së tij.
Fansat qenë gjithashtu të lumtur. "EXIT është një takim evropian ku ne mund të shkojmë e të shlodhemi me ritmet e muzikës nga e gjithë bota. Është një veprimtari muzikore ku nuk flihet," i tha SETimes, Ani Pedrono, nga Franca.
"Këto katër ditë të festivalit janë më të mirat e jetës sime. EXIT është një dhjetë perfekte!" tha norvegjezi Ole Bamle.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes