29/07/2009
DJ të klasit botëror dhe artistë të hip-hopit do të interpretojnë në diskotekën Maximus në bregdetin malazes.
Nga Marina Roganoviç për Southeast European Times në Podgoricë -- 29/07/09
![]() Festivali i Çlodhjes nis të enjten. [Mirësi e Festivalit të Çodhjes] |
Të dashuruarit pas muzikës e vallzimit po bëhen gati për hapjen e Festivalit të tretë vjetor të Çlodhjes, të enjten (30 korrik) në qytetin e lashtë të Kotorit.
Këtë vit, në qendër të vëmendjes do të jetë skena e diskotekës Maximus që do të presë disa nga emrat e mëdhenj në muzikën tekno dhe house.
DJ dhe producenti i njohur francez i muzikës house, Bob Sinkler do të kryesojë festivalin e sivjetëm katër-ditor, që është gati të hedhë një shpërthim muzike të mirë elektronike vallzimi në bregdetin e përcëlluar malazes.
Ai nis me legjendën e muzikës progresive house, DJ dhe producentin anglez Stiv Lovler. Bashkëpatrioti i tij Darren Emerson do të dalë të shtunën.
Artisti suedez i tekno, Adam Bejer do të futet midis dy DJ-ve të premten.
"Botë, Prit", që u ngjit në krye të listës së këngëve të luajtur në 2006, ishte thirrja e Bob Sinkler për paqe globale, por kur ai ta hedhë këtë bombë të dielën natën, tifozët e tij do të shpërthejnë në pistën e vallzimit.
Ndërsa turma e tekno-s kërcen në katin e dytë, turmat e hip-hop poshtë do të tundin të pasmet e tyre me AJs Nigrutin dhe Sky Wikluh, me veprime nga i gjithë rajoni.
Me një theks në house dhe tekno, Çlodhja kërkon të zbulojë DJ të rinj. Nga një listë prej qindra të përgjigjurish, janë zgjedhur katër për të interpretuar.
"Ne jemi shumë krenarë për një numër të madh të rinjsh që aplikuan ndaj thirrjes së hapur. Ne patëm rastin të kuptojmë se skena e DJ-ve në Malin e Zi ka shumë DJ të rinj e të talentuar," tha menazherja e medias Marija Vujoviç.
"Unë qeshë në Çlodhje vitin e kaluar, kështu që vërtet mezi pres veprimtarinë e këtij viti. E di që do të jetë fantastike. Do të shkoj me shoqëri dhe do të festojmë deri në agim," tha Marko, 21 vjeç, banor i Podgoricës.
"Mua më pëlqen tekno dhe house! Do të jem në skenën e DJ gjatë gjithë festivalit. Jam me të vërtetë e ngazëllyer rreth DJ-ve që kanë sjellë këtë vit," tha 19 vjeçarja Milena, nga Kotori.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes