Nis në Turqi gjyqi i dytë i grushtit të shtetit të Ergenekon

21/07/2009

Dy ish-gjeneralë të lartë turq dhe 54 të tjerë të akuzuar në lidhje me një komplot të pretenduar grushti shteti, dolën në gjyq të hënën, ndërsa prokurorët që po hetojnë grupin e fshehtë Ergenekon ngritën edhe një padi tjetër me 52 të dyshuar të rinj.

(Zaman, The Times, Independent - 21/07/09; Reuters, AP, AFP, DPA, Bloomberg, BBC, Euronews, Deutsche Welle - 20/07/09; FT - 19/07/09)

photo

Ushtarët turq marshojnë jashtë ndërtesës së gjykatës në Silivri, pranë Stambollit, të hënën (20 korrik) në fillimin e gjyqit të dytë të Ergenekon. [Getty Images]

Gjyqi i 56 turqve të akuzuar për përfshirje në një komplot të pretenduar për të përmbysur qeverinë e Partisë për Drejtësi e Zhvillim (AKP), filloi në Gjykatën Penale të Stambollit të hënën (20 korrik).

Prokurorët kanë akuzuar gjeneralët në pension Mehmet Sener Erujgur dhe Hurshit Tolon, oficerët më të lartë ushtarakë të akuzuar në çështjen për qënien udhëheqësit e grupit. Grupi nga sa thuhet planifikoi një sëri sulmesh me shpërthime bombash dhe vrasje të figurave publike të rangut të lartë për të futur vendin në kaos dhe për të shkaktuar një marrje të pushtetit nga ushtria.

AFP citoi padinë prej më shumë se 1,900 faqesh të thoshte se Erujgur, një ish-komandant xhandërmarie dhe Tolon, një ish-shef i ushtrisë, "nisën zbatimin e planeve të grushtit të shtetit që hartuan më 2003-2004 ndërsa ishin në detyrë dhe vazhduan veprimtarinë e tyre pasi dolën në pension".

Gjeneralët, të dy pranë 70 vjeç, u arrestuan një vit më parë.

Erujgur u përshkrua si udhëheqës i Shoqatës laike të Mendimit Ataturkist dhe një nga organizatorët kryesorë të protestave masive kundër AKP të zhvilluara përpara zgjedhjeve të korrikut 2007. Ai u lirua nga paraburgimi rreth dhjetë javë pas arrestimit për shkak të shëndetit të dobët. Ai nuk e ndoqi seancën e të hënës, e cili u përqëndrua kryesisht në çështjet proceduriale, përpara se gjyqi të shtyhej deri më 6 gusht.

Para arrestimit të tij, Tolon u njoftua se u pa shpesh në forume të organizuar nga ultranacionalistët. Ai u lirua nga paraburgimi në shkurt, gjithashtu për arsye shëndetësore, por doli në gjykatën e re të kompleksit të burgut të Silivri, rreth 90 km në perëndim të Stambollit, të hënën dhe ju përgjigj pyetjeve nga trupi prej katër gjyqtarësh.

Përveç akuzës për ngritjen dhe udhëheqjen e një organizate terroriste, të dy ata përballen gjithashtu me një numër akuzash të tjera, që përfshijnë përpjekjet për të shkatërruar qeverinë dhe parlamentin, apo të bllokojnë punën e tyre dhe të provokojnë rebelimin e armatosur kundër qeverisë.

Grupi është lidhur me disa sulme famëkeqe të tilla si ato ndaj selisë të së përditshmes Cumhuriyet e të Këshillit të Shtetit dhe është dyshuar për organizimin e komploteve për të vrarë Kryeministrin Rexhep Tajip Erdogan dhe shkrimtarin turk Orhan Pamuk, fitues i Çmimit Nobel për Letërsinë më 2006.

Figura të shquara të tjera midis 56 të përfshirëve në padinë e dytë të Ergenekon, janë Adil Serdar Saçan, një ish-kryetar i departamentit kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar, ish-kryebashkiaku i Esenjurt, Gurbaz Çapan, gjeneralët në pension Arif Dogan dhe Hasan Atilla Ugur si dhe gazetarët e lartë Tunkai Ozkan dhe Mustafa Balbaj.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Gjyqi pritet të zvarritet me muaj. Sipas AP, gjyqtarët mund të vendosin të bashkojnë padinë e dytë me të parën, që përmendi 86 vetë të tjerë si anëtarë të dyshuar të Ergenekon. Gjyqi kundër këtij grupi nisi në tetor.

Ndërkohë, prokurorët që kryejnë hetimin e rrjetit klandestin, paraqitën të hënën një padi të tretë. Dokumenti prej 1,454 faqesh përmban akuza kundër 53 të dyshuarve të rinj, nga të cilët 37 janë arrestuar tashmë. Një datë për fillimin e gjyqit të tyre pritet të njoftohet pasi padia të miratohet nga gjykata.

Hetimi i grupit të fshehtë nisi në qershor 2007, pasi policia zbuloi një depo armësh në shtëpinë në Stamboll të një prej oficerëve ushtarakë në pension.

Ushtria e fuqishme dhe e vendosur laike e Turqisë që ka qenë dyshuese ndaj AKP me rrënjë islamike që kur ajo erdhi në pushtet më 2003, ka mohuar çdo lidhje me Ergenekon dhe ka bashkëpunuar me hetimin.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Voto

Loading

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

Në qoftë se stabiliteti financiar i vendit tuaj varet nga masat shtrënguese që ju cënuan ju personalisht, do të shkonit ju në grevë?

Po
Jo
Varet



shih rezultatet Shto koment (16)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes