20/07/2009
Që nga stalagmitet mahnitëse tek krijesat endemike që gumzhijnë rreth bimësisë së egër, Kanioni Matka është një xhevahir maqedonas.
Nga Dimitar Boçevski për Southeast European Times në Shkup -- 20/07/09 Fotografitë nga Tomislav Georgiev
![]() Turet me barkë nisen përditë kështu që vizitorët mund të kapin një vështrim të stalaktiteve dhe stalagmiteve gëlqerore në shpellave të karstit. |
Më pak se 20 km në jugperëndim të Shkupit, kanioni Matka është një vend ideal për të eksploruar vendet fshatare të Maqedonisë.
Hapur në rreth 5,000 hektarë, kanioni është plot e përplot me shpella, shtigje ecjeje dhe lumenj të pastër të rrjedhshëm: një parajsë e hapur.
Shpellat e karstit janë përhapur anembanë kanionit disa prej të cilave janë më shumë se 100 metra të gjata. Për ata që kanë entusiazëm për speleologjinë, studimin e shpelleve, turet lokale me barkë udhëtojnë përditë nëntokë, kështu që vizitorët mund të kapin një vështrim të stalaktiteve dhe stalagmiteve prej gëlqerorëve.
Të apasionuarit pas ujit kënaqen me kajakët në afërsi të lumit Treska. Vendi është i njohur për mundësitë e egra të sllallomit ujor. Atje organizohen kampionate të shumtë ndërkombëtarë e rajonalë për kajakët.
"Matka është fjala maqedonase për "bark". Një manastir i hijshëm pranë kanionit të lumit Treska, që ngrihet dramatikisht mbi shpatet e granitit, është quajtur me emrin e Marisë, nënës së Jezusit dhe i është kushtuar nënave "nga të cilat rrjedh e gjithë jeta njerëzore", thuhet në portalin e Turizmit Kombëtar të Maqedonisë.
![]() Ngjitësit mund të ngjiten në muret e varur të shkëmbijve. |
Manastiri i Matkës, njohur gjithashtu si Nëna e Shenjtë e Zotit, ndodhur në bregun e lumit Treska, ka afreske të shekullit të 15-të sipas Udhëzuesit të Aventurave të Maqedonisë.
Disa manastire e kisha mund të gjenden në afërsi të kanionit, të tilla si manastiri i Shën Enrjus, që mendohet se vjen që nga fundi i 1300.
Arti dhe feja nuk janë të vetmet gjëra që lulëzojnë në kanionin Matka. Klima e ngrohtë mesdhetare tërheq një rang të gjerë flore e faune.
Dhjetra flutura nate e dite vijnë rrotull në bimësinë e egër. Ka gjithashtu specie të rralla hutash e shqiponjash dhe krijesa të natës që janë më së shumti të panjohura në komunitetin entomologjik.
Për ata që duan të eksplorojnë Matkën dhe t'u hedhin një vështrim kafshëve unike që u kacavirren drurëve dhe peisazhit shkëmbor, janë dhjetra shtigje të ngjitjes dhe laqe e zigzage nëpër kanion. Ngjitësit që kërkjojnë për më shumë se një sfidë, mund t'u ngjiten mureve shkëmborë. Ka rrugë si për ngjitësit e rinj ashtu dhe për ata që janë ekspertë.
Vizitorët zakonisht e përfundojnë ditën e tyre me një ushqim të shijshëm në tarracën e restaurantit të hotel Matka që mbivështron liqenin e kanionit.
Shkupi e ka konsideruar kanionin Matka një "monument të natyrës" që nga vitet 1990.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes