16/07/2009
Zhytësit mund të eksplorojnë fragmente të dy anije ilire si dhe amforat e lashta thellë nën ujë.
Teksti dhe fotografitë nga Ema Kovaç për Southeast European Times në Sarajevë -- 16/07/09
![]() Peisazhi i qetë i Hutovo Bllato. |
Rreth 30 km nga Mostari dhe afërsisht 5 km nga Çaljina, është një vend i çuditshëm tulatur tutje në zonën e fshatit: rezervati natyror dhe i zogjve i Hutovo Bllato.
Hutovo Bllato shtrihet në 7,411 hektarë, pjesa më e madhe e të cilëve është moçalishte e krijuar nga sistemi nëntokësor ujëmbledhës i lumit Krupa. Ai ndodhet në një nga udhët më të mëdha të migrimit të shpendëve nga Europa veriore dhe qendrore në Azi dhe Afrikë.
"Hutovo Bllato u ofron këtyre zogjve, përveç kushteve jo-biotike (klimës, pozicionit gjeografik, ujit, tokës etj.) dhe atyre biotike (bimësisë, mikro dhe makro faunës, etj.), një bollëk ushqimi, qetësie dhe paqeje për t'u shlodhur, gjë që është pse kjo zonë, që nga kohrat e lashta, ishte e njohur si një habitat i rëndësishëm i zogjve moçalorë," tha faqja në internet e Hutovo Bllato.
Gjatë sezonit të migrimit, dhjetra mijra zogj mbushin liqenin Deransko dhe moçalishtet mesdhetare që rrethojnë atë. Disa nga ta bëjnë aty shtëpinë e tyre gjatë gjithë vitit, të tillë si pelikani pigme, lejleku gri, lejleku i purpurt, lejleku i zi dhe rosa, si dhe të tjerë.
![]() Moçalishtja e Hutovo Bllato është krijuar nga sistemi ujëmbledhës nëntokësor i lumit Krupa. |
Entuziastët e zogjve mund t'i shohin ata më nga afër duke bërë një tur me me barkë dhe shpjegues me një biolog që flet anglisht, organizuar nga moteli vendas Karaotok.
Hutovo Bllato nuk është vetëm për zogjtë; parku është shtëpia e më shumë se 600 specieve të florës dhe 22 specieve të peshkut, nga të cilët më të zakonshmit janë ngjalat dhe krapi.
Gjarpëri jo-helmues Elaphe quatuorlineata, apo gjarpëri me katër vija, mund të gjendet gjithashtu të shkasë në moçalishte. Gjarpëri ushqehet me peshk dhe bretkoca.
Por ka më shumë se peshq, gjarpërinj e ngjala thellë nën ujë: mbeturinat e dy anijeve ilire që besohet të jenë zhytur 2,200 vjet më parë, u zbuluan në afërsi të Deslio. Fragmentet e anijeve si dhe amforat dhe objekte të tjera mund të gjenden në baltën e fundit të liqenit.
Një teori popullore midis arkeologëve është ajo që anijet përdoreshin për tregti pasi Hutovo Bllato siç mendohet, ishte një port tregtie me trafik të lartë midis ilirëve dhe romakëve.
Drerët, ujqit, dhelprat dhe derrat e kuajt e egër enden në pyjet rrethuese.
Qetësia e bën Hutovo Bllato një vendpushim paqësor. Ajri është i freskët, uji është i pastër dhe zambakët e bardhë e kodrat e karstit në largësi të mahnisin.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes