09/07/2009
Një familje fisnikësh u vendos në Mostar pas rënies së Herceg Novit në duart e venedikasve më 1687. Megjithëse ende në pronësi të trashëgimtarëve, shtëpia e tyre është e hapur për vizitorët.
Fotografitë dhe teksti nga Ema Kovaç për Southeast European Times në Sarajevë -- 09/07/09
![]() Familja Muslibegoviç u vendos në Mostar në fund të shekullit të 17-të. |
E vendosur në Mostar, në zemër të Bosnjë-Hercegovinës (BiH), Shtëpia Muslibegoviç është një mjedis i këndshëm dhe një monument kombëtar në një të vetëm.
Familja fisnike Muslibegoviç u vendos në Mostar në Mostar në fund të shekullit të 17-të, pas rënies së Herceg Novi në duart e venedikasve më 1687. Shtëpia ka mbetur në familje për qindra vjet dhe sot është në pronësi të Tadzudin dhe Zehra Muslibegoviç.
Shtëpia paraqet antikitete nga periudha otomane, të tilla si libra të vjetër -- të shtypur në turqisht, gjuhën persiane dhe arabisht -- shami, rripa, çanta, mbulesa krevati, çorape, medalionë, divanë e llampa boshnjake dhe qilima e mobilje të Anatolisë.
Një portë të shpie në një kopsht me hapësirë jashtë shtëpisë, i cili është i mbushur plot me lule, bimë, shkurre dhe palma të ndryshme, pemë molle japoneze dhe pemë muçmolle (musmula).
![]() Shtëpia paraqet antikitete nga periudha otomane. |
Vizitorët mund të ndjekin një tur me ciceron.
Ekzistojnë shumë thesarë bujqësorë dhe historikë për t'u zbuluar në Mostar, nëse planifikoni të kaloni dy ditë dhe dëshironi të jetoni si fisnik Muslibegoviç është vendi ideal. Pasi pini një filxhan kafe në kopshtin me hije, nisuni poshtë rrugëve me kalldrëm për të parë se ç'farë ofron qyteti.
Tarifat për natë ndryshojnë -- këtë verë një dhomë teke kushton rreth 50 euro për natë dhe një dhomë dyshe rreth 85 euro dhe një suitë e ashtu-quajtur paasha kushton 95 euro. Përpara sesa të shkoni tek Muslibegoviç, përdorni mjetin e tyre në internet për t'u siguruar se kanë një dhomë në dispozicion (Muslibegovic House).
Shtëpia është krijuar gjithashtu për të pritur dasma dhe konferenca.
Ju mund t'a gjeni Shtëpinë Muslibegoviç pranë Stari Most ose "Ura e Vjetër" që kapërcen Lumin Neretva. Çdo verë në fund të korrikut atje organizohet një konkurs zhytje nga ura -- një traditë që sipas legjendës ka vazhduar për më shumë se 440 vjet.
Ju madje edhe mund të dëshironi të dokumentoni udhëtimin tuaj, ashtu siç bëri historiani turk Evlija Çelebija. "Ura duket si një harku i ylberit që ngrihet tek Udha e Qumështit," shkroi ai
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes