08/07/2009
Kroacia tani ka kryeministren e saj të parë, Jandranka Kosor. Ajo trashëgon një numër sfidash të ngutshme.
Nga Natasha Radiç për Southeast European Times në Zagreb -- 08/07/09
![]() Jadranka Kosor (djathas) pason Ivo Sanader si kryeministre e Kroacisë. [Getty Images] |
Ish-Zëvendës/Kryeministria Jadranka Kosor, 56 vjeç, mori detyrën të hënën (6 korrik) si kryetare e partisë Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ) në pushtet dhe kryeministria e re e Kroacisë.
"Unë nuk mund të jem një Ivo Sanader tjetër …Unë mund të jem vetvetja dhe të bëj më të mirën. Nuk jam e frikësuar, por jam gati," tha ajo.
Ajo përballet me dy sfida kryesore: ekuilibrimin e buxhetit dhe ri-nxitjen e bisedimeve të vendit për në BE.
Bisedimet e pranimit u pezulluan mes marrëveshjes së gjatë kufitare me Slloveninë fqinje.
"Pavarësisht prej miopisë së fqinjëve tanë veriorë, ne do të hyjmë në BE," premtoi Kosor.
Kryeministrja e re gjithashtu trajtoi betejën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. "Ne do të vazhdojmë reformën në sistemin e drejtësisë, për të cilën në krijuam Ministrinë e Administratës," tha ajo.
Politikanët e opozitës tashmë kanë shprehur dyshimet e tyre. Udhëheqësi i Partisë Social-Demokratike (PSD), Zoran Millanoviç, paralajmëroi se gjendja në vend është larg prej ideales.
Damir Kajin, zëdhënë i Partisë Asambleja Demokratike e Istrias, sugjeroi zhvillimin e zgjedhjeve. "Nëse qeveria e Ivo Sanader nuk pati sukses, unë dyshoj së pjesa e mbatur e saj do të ketë sukses," tha ai.
Gjithsesi, Kosor duket se ka mbështetje të fortë brenda parlamentit kroat ose Saborit. Ligjvënësit i dhanë një votbesim qeverisë së re të martën, në një votim 83 me 45.
Në një takim të partisë të shtunën, përfaqësuesit në mënyrë unanime zgjodhën Kosorin. Figura qëndrore në takimin e HDZ, megjithatë, ishtë Sanader, tani presidenti i nderit i partisë. Në fjalimin e tij drejtuar anëtarëve ai nuk pranoi të shpjegojë dorëheqjen e papritur të tij nga detyra dhe politika.
Sipas analistëve të medias të Zagrbit, Sanader e la derën hapur për një rikthim. Shumë spekullojnë se ai mund të kandidojë për president në fushatën e ardhshme. Kandidati zyrtar i HDZ është Andrija Hebrang i vijës së ashpër.
Kosor, e diplomuar për drejtësi, punoi si gazetare, duke mbuluar refugjatët dhe veteranët e luftës në konfliktin e viteve 1990. Ajo gjithashtu ishte një gazetare për luftën për Radion Kroate, përpara sesa të hynte në politikë më 1995, me ftesë të Presidentit të ndjerë Franjo Tugjman për t'u bashkuar me HDZ.
Ajo është një nënë beqare dhe ka botuar dy libra me poezi.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes