07/07/2009
Uji i pastër i Detit Jon dhe shkëmbinjtë e bardhë rrethues e bëjnë plazhin jugor shqiptar një mjedis të këndshëm.
Teksti dhe fotografitë nga Sami Neza për Southeast European Times në Tiranë -- 07/07/09
![]() Një restorant vendas, me pamje nga plazhi, ka një menu të gjërë ushqimesh deti. |
"Mbyllni sytë dhe imagjinoni se jeni mes gjelbërimit dhe freskisë së ullinjve, limonëve dhe portokalleve, ndërsa magjia e detit blu shtrihet përpara syve tuaj; aroma ju mbush mushkëritë. Tani, hapni sytë, jeni në Plazhin e Dhërmiut [pema e lisit]," thotë një libër turistik.
Duke u larguar nga Tirana në 8 të mëngjesit, bëra makinën gati dhe u nisa drejt Detit Jon.
Pasi udhëtova për rreth dy orë, ndalova në Orikum, një qytet i vogël bregdetar pranë qytetit të Vlorës. Orikumi, që e mori emrin e tij nga qyteti i lashtë Orikum, që ndodhet në periferi të tij, ishte një bazë ushtarake e rëndësishme Jul Çezarin dhe ushtrinë romake.
Pas largimit nga Orikumi, unë vazhdoj në Llogara, parku kombëtar që gjendet rreth 1,100 m mbi nivelin e detit.
Ka vende në pyjet e pishave të Llogarasë ku turistët mund të shohin plazhin e bukur të Dhërmiut aty poshtë dhe atë që duket si një det blu pa fund.
Pas një rruge prej tre orësh, mbërrita në fshatin e Dhërmiut, të mbushur plot me shtëpi të bardha dhe shkurre qitroje.
![]() Bregdeti është i rrethuar me kabina. |
Një linjë autobuzash shkon nga Tiranë në Dhërmi dhe një biletë kushton rreth 7 euro. Unë shpenzova rreth 30 euro me makinë, kështu që autobuzi është një mënyrë e lirë transporti.
Plazhi i qetë i Dhërmiut është rreth 5 km i gjatë dhe zakonisht është pothuajse bosh, edhe gjatë pikut të sezonit turistik. Pasi kalon shkëmbinjtë dhe e bardhë dhe rërën e trashë, deti është i pastër. Bregdeti është i rrethuar me kabina dhe një hotel lluksoz, që kushton rreth 25 euro për natë.
Një restorant vendas, i vendosur pranë kabinave, ka një menu të gjërë ushqimesh deti -- lëvrek, oktapod, sepje dhe kallamar.
Pronari i restorantit Lorenc Gjukuria mishëroi shpirtin e Dhërmiut duke recituar një moto të vjetër shqiptare "Pranë detit, pranë mbretit".
Një bar në plazh gjendet ndërmjet rërës dhe pyjeve që e rrethojnë, i ndërtuar mbi një bunker komunist të vjetër dhe i quajtur "Ekzotik". Pijet në bar janë të shtrenjta, rreth gjashtë euro.
Në vendin e pushimit mund të bëhen shumë gjëra, të tilla si ski në ujë, parasailing dhe peshkim.
Për ata që kërkojnë jetën e natës, një fshat gjendet jo larg, rreth 3 km, që ofron një larmi pabesh dhe klubesh të kërcimit dhe ku pushuesit qëndrojnë deri në orët e para të mëngjesit.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes