Vish -- nga izolimi në një destinacion turistik

03/07/2009

Megjithëse mbërritja në ishullin e Vishit është një sfidë, natyra, rrugët dhe sheshet mesdhetarë plot ngjyra të mbushura plot me restorantë peshku ia vlen të vizitohen.

Nga Natasha Radiç për Southeast European Times në Zagreb – 03/07/09

photo

Ishuli kroat i Vishit është i njohur për detin e tij blu kristal, ishujt e vegjël të ngjitur dhe shpellat e bukura. [Getty Images]

Si ishulli më i largët i populluar i arqipelagut dalmacian, 45 km nga qyteti mes-dalmacian i Splitit, Vishi është një vend ideal për pushime për ata që përpiqen të shmangin vendet turistike me turma. Ishulli ka ruajtuar autenticitetin e tij, me detij e tij blu kristal dhe shpella të bukura.

"Vishi nuk është si ndonjë ishull tjetër kroat. Nuk arrihet lehtë, por është i veçantë. Ju përsëri mund të qetësoheni gjatë një pushimi pa u dashur të përziheni me një turmë plot shpresa turistike," banorja e Zagrebit Ivana Devic, që është duke planifikuar një pushim në Vishi, tha për Southeast European Times.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ishulli ishte streha kryesore e fshehtë e Josif Broz Tito, që do të bëhej një udhëheqës i ish-Jugosllavisë.

Përpara shpërbërjes së Jugosllavisë, Vishi ishte një ishull i ndaluar me bazë ushtarake detare -- turistët e huaj nuk lejoheshin. Megjithatë, nëndetsja e fundit ushtarake u largua nga ishulli më 1989 dhe Vishi u bë strehë e jahteve privatë.

photo

"Peisazhi nënujor të lë pa frymë," tha zhytësja kroate dhe kampionia e botës në apnea Karla Fabrio. [find-Croatia.com]

Mundësia e vajtjes atje mbetet problemi më i madh, sidomos për 3,500 banorët e tij. Për ata që nuk kanë një varkë, mënyra e vetme për të mbërritur në Vishi është trageti ose anije. Megjithatë, pasi mbërrini në ishull, rrugët udhëtohen lehtë.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Një prej vendeve më të mirënjohur në Vishi është Bishevo, një gji pranë qytetit Komiza. Gjiri është streha e Shpellës Blu, e ashtu-quajtur "xhevahiri i Adriatikut", e famshme për pasqyrimin irideshent të saj të ngjyrave blu dhe argjend, një fenomen natyror që krijon një atmosferë si në përrallë. Në shpellë mund të shkohet me anije dhe vizitorët mund të zhyten brenda në të.

Zhytësja kroat dhe kampionia e botës në apnea Karla Fabrio është një admiruese prej një kohë të gjatë."Vishi është i bukur kur zhytesh dhe trainohesh, sepse peisazhi nënujor të lë pa frymë. Eshtë vendi im i preferuar për të kombinuar trainimin dhe bërjen e pushimit," thotë Fabrio, e cila e zgjodhi ishullin si vendin për dasmën e saj.

Vishi dhe Komiza -- dy fshatrat më të mëdhenj në skajet e kundërt të ishullit -- ofrojnë një sferë hotelesh dhe strehimesh private. Banorët e Vishit janë miqësorë, por flasin një dialekt të gjuhës kroate që edhe banorët vendas nga i njëjti rajon mezi e kuptojnë.

Kështu, kur të vendosni të niseni me anije për në VIshi, dëgjoni këshillën -- përpiqni të komunikoni me vendasit në anglisht; do të jetë më e lehtë.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment