03/07/2009
Udhëheqësi i qeverisë turke pranoi se vendi nuk ka trajtuar çështjet e pakicës.
Nga Aihan Shimshek for Southeast European Times në Ankara -- 03/07/09
![]() Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan ka kritikuar trajtimin nga vendi të pakicave. [Getty Images] |
Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan në maj ofroi një vlerësim të rrallë kritik sesi vendi ka trajtuar pakicat gjatë historisë së fundit të tij. "Për vite me rradhë, ata të një identiteti tjetër etnik janë dëbuar nga vendi ... Në të vertetë, ky ishte një rezultat i një metode fashiste," tha ai.
Bashkësia hebraike në Turqi menjëherë i vlerësoi fjalët e Erdogan. "[K]ryeministri tha të vërtetën," tha Kryetari i bashkësisë Silvko Ovadia për të përditshmen <i>Milliyet</i>.
Përpara dhe pas Luftës së Parë Botërore -- kur Perandoria Otomane kaloi në një komb-shtet modern -- pothuajse dy milionë grekë, 1.5 milionë armenë dhe 500,000 hebrenj jetonin në Turqi.
Trazirat që pasuan panë masakra dhe dëbime të dhunshme dhe një shkëmbim i popullsisë më 1923 mes vendeve të Ballkanit pakësoi edhe më tej numrin e pakicave.
Pothuajse gjysmë milionë turq dhe 1.5 milionë grekë lëvizën përkatësisht në Turqi dhe Greqi.
Ndërsa tre pakicat jo-muslimane turke -- hebrenjtë, armenët dhe grekët -- gëzojnë të drejta të barabarta sipas Kushtetutës turke, ato janë përballur me diskriminim në mënyrë periodike. Sot, një numër i vlerësuar në 60,000 armenë, 25,000 herbrenj dhe 3,000 deri në 4,000 grekë jetojnë në Turqi.
Raporti i Përparimit i 2008 i BE e kritikoi vendin për mosarritjen e dhënies së zgjidhjeve ndaj çështjeve të vazhdueshme që kanë lidhje me pakicat. "Bashkësitë jo-muslimane ende përballen me probleme për shkak të mungesës së përsonalitetit ligjor," tha raporti.
Bashkimi gjithashtu kritikoi kufizimet e vazhdueshme të Turqisë për trainimin dhe trajtimin e klerikëve jo-muslimanë. "Legjislacioni turk nuk parashikon arsim të lartë fetar privat për këto bashkësi dhe nuk ka mundësi të tilla në sistemin arsimor publik. Seminari Halki ortodoks grek mbetet i mbyllur," tha ai.
Raporti përfundoi se "zbatimimi i Qarkores së Ministrisë së Brendshme të 19 qershorit 2007 mbi liritë fetare të shtetasve jo-muslimanë turq ende nuk ka arritur ndikimin e dëshiruar."
Fjalët e kryeministrit duket se synojnë të eleminojnë shqetësimet se partia e tij nuk është e angazhuar plotësisht ndaj të drejtave të pakicës. Ministri i Mbrojtjes Vexhdi Gonul, për shembull, u sulmua pasi sugjeroi se Turqia "nuk mund të bëhet kurrë një komb-shtet ... nëse grekët dhe armenët janë ende pjesë kryesore të shoqërisë".
Sipas gazetarit të Vatan Okaj Gonensin, komentet e Erdogan "mund të shihen si një hap i madh". Një ekspert i njohur mbi pakicat në Turqi, Baskin Oran, gjithashtu i përshkroi ato si një arritje.
"Një tabu është thyer," i tha Oran gazetës armene me qendër në Stamboll Agos. "Tani e tutje, kjo është e pakthyeshme. Një epokë e re është duke filluar."
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes