02/07/2009
Klima po nxehet në sektorin bankar serb duke i vënë bankierët në rrezik.
Nga Georgi Mitev-Shantek për Southeast European Times në Beograd – 02/07/09
![]() Kreditë e fundit bankare vijnë me një etiketë më të lartë çmimi se ç'prisnin konsumatorët. [Nikola Barbutov/SETimes] |
Serbët që mbushin dokumentacionin e huave tani e tutje më së shumti ka të ngjarë të përdorin qelqe znadhuese për të lexuar gërmat e vogla.
Rritjet e normave të fundit të interesit mbi kreditë e dhëna për shkak të tolerancës së lartë të bankës, janë një prishje e praktikave të mira të biznesit, thoshte të martën (30 qershor) në faqen e saj në internet Banka Kombëtare e Serbisë (NBS).
Bankat rritën normat e interesit midis krizës financiare për të siguruar fitime pavarësisht një rënieje ekonomike, një masë që i ka lënë klientët të ndjehen të mashtruar.
Eshtë e zakonshme për bankat që të justifikojnë normat e larta të interesit për shkak të fluksit të Normës së Ofruar Ndërbankare të Euro (Euribor), që është norma mesatare e interesit që bankat i huajnë para njera-tjetrës në tregun e parave të euro.
Megjithatë, kur Euribor bie, bankat serbe nuk i rregullojnë normat e tyre të larta.
NBS mori një serë ankesash në maj dhe qershor nga konsumatorët që mendojnë se ata u ndollën nga bankat që ofronin norma fikse të interesave mbi kreditë, vetëm për të parë tani këto norma të ngjiten lart.
Në disa raste, normat kanë kërcyer nga 0.5% në 3%, një ritëm i lartë për një vend ku paga mujore është në rangun e 300 eurove dhe me një normë papunësie rreth 16%. Banka qendrore, NBS, u dërgoi një letër bankave ku u kërkon të rishqyrtojnë kushtet e kontratave të tyre të kredive.
"[Ne do të] vlerësojmë legjitimitetin e veprimeve të përgjithshme të bankave dhe [do të përgatisim] një urdhëresë për të rregulluar këtë çështje në përputhje me praktikën më të mirë botërore," tha në një deklaratë zyra e Guverantorit të Bankës Qendrore Radovan Jelashiç.
"NBS beson se bankat duhet të shqyrtojnë rritjet e normave të interesit mbi kreditë e lëvruara, veçanërisht ato të futura pas 30 shtatorit, dhe të bëjnë rregullimet e duhura ose të arrijnë një marrëveshje të përbashkët me klientët e tyre."
NBS tha emrat e disa bankave të veçanta për ngritjen e normave jo në mënyrë të rregullt: Alpha Bank, Eurobank EFG dhe Piraeus, ProCredit Bank, Raiffeisenbank, Erste Bank dhe Hipo Group Alpe Adria dhe banka vendase Univerzal.
"Bankat e tepruan, duke dhënë kredi afatgjata bazuar në depozita dhe kredi afatshkurtra dhe tani ato po përpiqen të mbulojnë veten me kufij më të mëdhej. Nëse nuk kthejnë kufijtë sipas kontratave origjinale dhe klientët duan t'i padisin ato, ne do t'u japim atyre mbështetje me këshillë ligjore," tha Jelashiç.
Disa bankierë të shqetësuar për klasën e mundëshme të padive që duken në horizont, thanë se kanë në plan të ulin normat në muajt e ardhshëm. Por të tjerë mbështesin kontratat e tyre aktuale dhe besojnë se një padi nuk do të pijë ujë.
Xhorxhe Gjukiç, një profesor në Universitetin e Beogradit fajëson NBS. Ai vë në dukje se ndërsa ka më shumë se 30 banka në vend, nuk ka ende konkurrencë në sektor.
"Nëse Banka Qendrore do të bënte më shumë kujdes në përcaktimin e asaj se kush e merr licensën dhe kur, kufiri mesatar në Serbi nuk do të ishte 10%," tha Gjukiç duke shtuar se Serbia ka normat më të larta të interesave në rajon.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes