02/07/2009
Deri në 60% e zgjedhësve pritet të shkojnë në kutitë e votimit të zgjedhjeve parlamentare të së dielës. Votimi pritet gjerësisht të japë legjislaturën më të fragmentuar në 20 vitet e fundit.
(Burime të ndryshëm -- 01/06/09 - 02/07/09)
![]() Një kalimtar vështron posterat e fushatës të martën (30 qershor) në Sofie. [Getty Images] |
Zgjedhjet parlamentare të së dielës (5 korrik) në Bullgari pritet të japin qeverinë më të ndarë që nga rënia e komunizmit dy dekada më parë.
Deri në tetë nga 18 partitë dhe koalicionet e rregjistruara për zgjedhjet ka të ngjarë të kalojnë pragun 4% për hyrjen në asamblenë e ardhshme prej 240 vendesh, me një dhomë, por asnjë nuk do të ketë një shumicë të qartë, tregojnë sondazhet.
Zgjedhjet do të jenë të parat që nga 1989 në të cilat 31 nga ligjvënësit e rinj do të zgjidhen nëpërmjet votës mazhoritare dhe 209 të tjerët nga përfaqësimi proporcional.
Opozita e qendrës së djathtë, Qytetarët për Zhvillimin Demokratik të Bullgarisë (GERB) pritet të fitojë pjesën më të madhe të votës proporcionale, vetëm një muaj pas sigurimit të votave më të shumta në Parlamentin Europian (PE).
Sondazhet e fundit sugjerojnë se partia, themeluar nga kryebashkiaku i Sofjes Bojko Borisov në fund të 2006, do të marrë midis 26% dhe 34% të votave.
Dy parti, Partia Socialiste Bullgare (BSP) dhe Lëvizja turke për të Drejtat dhe Liritë (MRF), vijnë pas GERB në sondazhe. Koalicioni për Bullgarinë, kryesuar nga BSP pritet të përfundojë i dyti me midis 17% dhe 25% të votave, përpara MRF, me 9% deri 15%, sipas sondazheve.
Partia ultranacionaliste Sulmi dhe Koalicioni Blu i krahut të djathtë pritet gjithashtu të marrin vende. Votimi i së dielës mundet gjithashtu të ndihmojë disa kriminelë të dyshuar t'i shpëtojnë kohës së burgut nëse zgjidhen.
Plamen Galev dhe Angel Hristov, të referuar zakonisht si famëkeqtë "vëllezërit Galevi", u liruan nga burgu me një dorëzani 25,000 euro për secilin muajin e kaluar, pasi të dy ishin rregjistruar si kandidatë për parlamentin. Dy bosët e mafias nga qyteti jugperëndimor Dupnitsa janë akuzuar për organizimin dhe kontrollin e një grupi kriminal që dyshohet se përdori frikësimin, forcën fizike dhe marrjen e parave me forcë.
Kushtetuta parashikon që të gjithë kandidatëve zyrtarë në një zgjedhje u jepet imunitet të cilin e mbajnë deri në përfundim të mandatit të tyre.
Zgjedhjet bëhen midis pakënaqësisë së thellë publike me dështimin e koalicionit në pushtet për t'i bërë ballë korrupsionit dhe krimit të organizuar përhapur gjerësisht që jo vetëm ka njollosur imazhin e Bullgarisë, por ka shpënë gjithashtu në ngrirjen e qindra miliona eurove në ndihmë nga BE.
Blerja e dyshuar e votave ka njollosur zgjedhjet që nga zgjedhjet e para për në PE në Bullgari më 2007. Më tepër se 16% e votave të hedhura në zgjedhjet e muajit të fundit për në PE ishin vota të blera apo përndryshe "të kontrolluara", sipas sociologut bullgar Antonij Galabov.
Deri në 60% të 6.9 milionë votuesve të rregjistruar në vend kanë të ngjarë të shkojnë në votime të dielën.
Zgjedhjet do të mbiqkyren nga organizatorët bullgarë, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës (PACE) dhe OSBE.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes