Sanader i Kroacisë njofton largimin e tij

02/07/2009

Në një masë të papritur, Kryeministri Ivo Sanader tha se po e linte politikën për arsye personale.

Nga Natasha Radiç për Southeast European Times në Zagreb -- 02/07/09

photo

Kryeministri kroat Ivo Sander njoftoi të mërkurën (1 korrik) se jep dorëheqjen. [AFP]

Kryeministri kroat Ivo Sanader dha papritmas dorëheqjen të mërkurën (1 korrik) për ato që ai tha ishin arsye personale. Ai propozoi zëvendësen e tij, Jadranka Kosor, si pasuesin e tij, duke hapur udhën për gruan e parë kryeministre të Kroacisë.

Sipas burimeve jozyrtare, zyrtarit të Bashkimit Demokratik Kroat (HDZ) Andrija Hebrang iu ofrua vendi i Sanader si kandidat presidencial në zgjedhjet e vitit tjetër dhe ai e pranoi.

"Unë po e lë politikën, por politika do të jetë kurdoherë një pjesë e imja. Po jap dorëheqjen për arsye personale dhe dua t'i jap fund çdo spekullimi duke thënë se ky është vendimi im dhe është përfundimtar," tha Sanader në një konferencë shtypi pas njoftimit.

Ai mohoi se kishte probleme shëndetësore dhe tha se nuk po konsideron një pozicion në një institucion europian, ndonëse kishte marrë oferta të tilla. "Pas 20 vjetësh në politikë, dhjetë në HDZ dhe gjashtë në qeveri, është koha [të kthej] një faqe të re," tha ai. "Unë e bëra pjesën time, tani është koha për të tjerët. Ky është rregulli i politikës dhe jetës."

Anëtarët e partisë të HDZ thanë se lajmi erdhi si një surprizë. Presidenti kroat Stipe Mesiç, i cili bisedoi me Sanader të mërkurën, tha gjithashtu se kjo ishte e papritur.

"Jam habitur nga koha që Sanader po e bën këtë pasi Kroacia po përjeton një gjendje ekonomike të vështirë dhe bisedimet e hyrjes në BE janë bllokuar nga Sllovenia. Në rrethana të tilla, një krizë qeveritare nuk do të ndihmojë në stabilizimin e vendit," tha Mesiç.

Sipas së përditshmes Jutarnji List, qeveria e re e kryesuar nga Kosor mund të votohet nga parlamenti aq shpejt sa e premtja.

"Qeveria do të vazhdojë detyrat që kanë qenë planifikuar më parë," tha ajo. Media vendase njoftoi se midis 80 deri 88 anëtarë të parlamentit janë zotuar të mbështesin propozimin e saj.

Opozita kryesore e Social Demokratëve, kryesuar nga Zoran Milanoviç, ka kërkuar për zgjedhje të parakohshme duke ditur dorëheqjen e Sanader.

Publiku është i pakënaqur me këtë vendim dhe disa thonë se ndihen të tradhëtuar. "Ne nuk e prisnim këtë. Tani gjithshka mbetet e paqartë, i tha Southeast European Times, Tomislava Periç, 43 vjeç.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Spekullimi shtohet në lidhje me atë që shkaktoi veprimin e Sanader. Disa dyshojnë për trazirën brenda HDZ, ndërsa të tjerë sugjerojnë se ai nuk do të bëhet përgjegjës për rënien ekonomike të vendit. Në një konferencë shtypi, megjithatë, ai mohoi se po "shtyhej nga problemet".

Po të ishte ky rasti, tha ai, nuk do ta kishte marrë kryesimin e HDZ që në fillim dhe as do të konkurojë në zgjedhjet vendore dhe kombëtare që pasuan.

Sanader, i cili u bashkua me HDZ që nga fillimet e saj në vitet 1990, ka qenë një politikan i shquar dhe i fuqishëm. Ai arriti të reformojë partinë pas vdekjes së presidentit të saj të parë, Franjo Tuxhman. Në detyrë që nga 2003, Sanader u konsiderua një demokrat konservator me ambicje të larta që e shpuri vendin në anëtarësimin në NATO këtë vit dhe bëri një përparim të qëndrueshëm drejt anëtarësimit në BE.

Bozhidar Pankretiç, ministër i bujqësisë dhe anëtar i Partisë Kroate të Fshatarëve do të marrë postin e zëvendës/kryeministrit të lënë nga Kosor.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment