01/07/2009
Me mitet që vërtiten rreth Solunska Gllava dhe akullin e gjelbërt të fshehur në shpella, Mali Jakupica i Maqedonisë ka shumë dhurata për alpinistët aventurierë.
Nga Zoran Nikolovski për Southeast European Times në Shkup -- 01/07/09 Fotografitë nga by Darko Andonovski
![]() Sipas legjendës, nga maja 2,549 metra e lartë mund të shohësh portin e Selanikut. |
Maja e Solunska Glava, pika më e lartë e malit Jakupica në Maqedoninë qendrore, duket si një përzjerje e gjelbërimit të Alpeve zvicerane dhe bukurisë së Maleve Shkëmbore të Amerikës.
Sipas legjendës, nga maja 2,540 metra e lartë mund të shohësh portin grek të Selanikut. Në gjuhën maqedonase, emri i qytetit është Solun dhe emri i malit do të thotë "Koka e Selanikut".
Miti ka tërhequr alpinistë të shumtë, motoçiklistë malorë, fluturues me deltaplan dhe udhëtarë gjatë viteve.
"Unë kam qenë këtu për gjashtë muaj, po nuk e kam parë ende detin. Nuk i dihet, tani është koha," tha një roje në stacionin e telekomunikacionit.
Edhe nëse ngjitësit nuk shohin deri në brigjet e Egjeut, ka prapë mjaft pamje mahnitëse, të tilla si Shkrepi Nezilovo, krejtësisht i lëmuar. Për herë të parë në të u ngjit Urosh Zupançiç më 1936.
![]() Alpinistët, motoçiklistët malorë, fluturuesit me deltaplan dhe udhëtarët nga Maqedonia dhe vende të tjera vijnë në Solunska Gllava |
Alpinistët kanë thënë gjithashtu se në një ditë të kthjellët mund të shohësh malin Olimp të Greqisë dhe Vihren në Bullgarinë fqinjë.
Duke zbritur pak poshtë majës, në fushën Begovo, janë dy shpella që janë vendi i akullit të gjelbërt dhe insekteve të habitshme.
Sipas barinjve të malit, ujq, dhelpra, arinj dhe derra të egër gjuajnë terrenin. Peshkatarët thonë se troftat e lumit në ujvarat e lumit Kadina, poshtë lartësive të maleve Karaxhica dhe Kitka, janë më të vështirat për t'u zënë në vend.
Udhëtarët që duan të ngjitin malin Jakupica mund të arrijnë fushën Begovo dhe Solunska Gllava duke u ngjitur nëpër një shteg malor në jugë të kryeqytetit të Maqdonisë, Shkupit, nëpër malet Kitka dhe Karaxhica.
Nga Solunska Gllava, ngjitësit mund të kalojnë natën në një nga dy kampet e ndodhur në anën veriore të malit.
Një nga këto kampe, Çeples, ndodhet vetëm pak kilometra nga maja.
Kampet nuk janë lukzose dhe kushtojnë 2 euro për natë, një çmim i vogël për të paguar për të dëgjuar këngën e zogjve, për të marrë frymë ajrin malor dhe për të parë vendet që të ngjallin admirim.
Gjatë verës, klubi sportiv i sporteve alpinistike të Maqedonisë organizon një veprimtari tre-ditore kampingu për ngjitësit për të provuar malin misterioz të Maqedonisë.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes