PIC përmend mungesën e përparimit në BiH

01/07/2009

PIC ngriti alarm lidhur me atë që e sheh si përpjekje për të kthyer mbrapsht reformat dhe për të dobësuar institucionet e nivelit shtetëror.

Nga Antonio Prlenda për Southeast European Times në Sarajevë -- 01/07/09

photo

Bordi Drejtues i PIC u takua të hënën (29 qershor) dhe të martën. [OHR]

Drejtorët Politikë të Bordit Drejtues të Këshillit për Zbatimin e Paqes (PIC) u takuan në Sarajevë të hënën (29 qershor) dhe të martën dhe shprehën shqetësim lidhur me mungesën e përparimit që kur u mblodhën së fundmi në mars.

PIC theksoi se BiH duhet të bëjë përparim në pesë qëllime: zgjidhja e qëndrueshme e çështjes së përpjestimit të pronës midis shtetit dhe niveleve të tjera të qeverisjes; zgjidhja e qëndrueshme e pronës së mbrojtjes; përfundimi i vendimit final për Bërckon; qëndrueshmëria financiare; dhe forcimi i rendit të ligjit, si dhe në dy kushte të tjerë, përpara kalimit të Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë (OHR) në atë të Përfaqësuesit të Posatçëm të BE (EUSR).

"Deri sa të përfundojë kjo, OHR do të mbetet në vend dhe do të vazhdojë të kryejë mandatin e vet," tha Përfaqësuesi i Lartë Valentin Inzko pas takimit.

Në një deklaratë lëshuar pas takimit, PIC shprehu shqetësimin e vet rreth vendimit më të fundit të asamblesë kombëtare të Republikë Sërbska (RS).

"Deklaratat dhe veprimet që sfidojnë sovranitetin dhe rendin kushtetues të BiH, si dhe përpjekjet për të kthyer reformat e rëna dakord më parë dhe për të dobësuar institucionet ekzistuese të nivelit shtetëror ... janë të papranueshme dhe duhet të ndalen. Veprime të tilla si këto do të merren parasysh kur të vlerësohet kushti i dytë i vënë për kalimin nga OHR në EUSR, që është vlerësimi pozitiv i gjendjes në BiH," tha komunikata.

Delegacioni i Rusisë nuk u bashkua me pjesën tjetër të PIC mbi këtë çështje, pasi nuk është dakord me këtë pikëpamje.

PIC përshëndeti ngritjen e një grupi pune për inventarizimin e pronës shtetërore dhe përpjekjet e Ministrisë së Mbrojtjes të BiH për të ngritur një komision për eleminimin e armëve, por vuri në dukje se asnjë nga ato nuk kishte bërë ndonjë përparim konkret.

Lidhur me distriktin e Bërckos, PIC tha se institucionet e zonës po funksionojnë tani, gjë që dukej e përherëshme. Megjithatë, njësitë, Federata e BiH dhe Republika Sërbska, nuk kanë kryer ende detyrimet e tyre për të zgjidhur borxhet e ndërsjelltë, duke lejuar një ndryshim në shtetësinë e njësisë për banorët e Bërcko ose për rregullimin e furnizimit me elektricitet. PIC u bëri thirrje njësive dhe shtetit të zgjidhin këto çështje përpara shtatorit.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Bordi përshëndeti miratimin kohët e fundit të katër ligjeve të kërkuar për liberalizimin e vizave dhe i kërkoi Inzko të mundësojë një takim të udhëheqësve të duhur të partive për të nisur një proces më të gjerë dialogu për përshpejtimin e reformave të mëtejshme.

"Ndërsa reforma kushtetuese nuk është një pjesë e qëllimeve dhe kushteve për mbylljen e OHR, ajo mbetet një përparësi thelbësore për ta bërë BiH një shtet më funksional," tha Inzko. "BiH është një shtet i pavarur i njohur ndërkombëtarisht, integriteti territorial i të cilit është garantuar nga Marrëveshja e Dejtonit. Çdo sfidë ndaj karakteristikave thelbësore të Marrëveshjes së Dejtonit do të konsiderohet e papranueshme, përfshirë veprimet e njëanëshme që kanë për qëllim rrezikimin e rendit kushtetues të BiH."

Kryetari i Këshillit të ministrave të BiH, kryetarët dhe zëvendës/kryetarët e asambleve parlamentare të BiH dhe udhëheqës të partive politike në pushtet morën pjesë në pjesë të takimit të PIC.

Drejtorët politikë do të mblidhen përsëri në nëntor.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment