Veliko Tarnovo: Qyteti i shumë epokave

30/06/2009

Peisazhi dhe historia janë të dyja madhështore në kryeqytetin mesjetar të Bullgarisë.

Nga Svetlla Dimitrova për Southeast European Times në Sofje -- 30/06/09 Fotografitë nga Ognjan Dimitrov

photo

Pallati mbretëror, patriarkana dhe shumë kisha të vogla janë brenda Fortesës Carevec.

Në një mëngjes të ngrohtë, nisëm udhëtimin tonë për në Veliko Tarnovo, që është rreth 220 km në verilindje të Sofjes. Udhëtimi katër orë me makinë (me gjysmë ore ndalesë për një kafe në një nga stacionet e shumtë të karburantit përgjatë autostradës) doli një suprizë e këndëshme.

Trafiku nuk ishte i dëndur dhe cilësia e rrugëve i kapërceu shpresat tona. Arritëm në Veliko Ternovo rreth mesditës.

Shtrirë në kodrinat veriore të Stara Planina, njohur si Malet Ballkan, ky qytet qendror i Bullgarisë është një nga banimet më të lashta të vendit. Gjurma e parë e pranisë njerëzore në këtë zonë daton në mijvjeçarin e tretë përpara Krishtit, shumë më parë ngritjes së shtetit bullgar më 681.

Përhapur në kodrat e Trapezicës, Carevec dhe Sveta Gora, me Lumin Jantra që gjarpëron poshtë midis tyre, Veliko Tarnovo është një nga vendet më piktoreske të Bullgarisë.

Qyteti u bë kryeqytet i Bullgarisë pas kryengritjes së 1185, kryesuar nga vëllezërit bojarë Asen dhe Petar, që i dha fund rendit gati dy shekullor bizantin dhe shënoi nisjen e Mbretërisë së Dytë Bullgare (1187-1393).

Pallati mbretëror, një herë e një kohë, shtëpia e qeverisësve mesjetarë të vendit, patriarkana dhe shumë kisha të vogla janë brenda strukturës. Në fundin më jugor është e ashtu-quajtura Kulla Balduin, quajtur kështu sipas Balduinit të Flandrës që u kap nga Cari bullgar Kalojan në një betejë kundër kalorësve të Kryqëzatës së Katërt më 1205.

Muret e mbetur të kështjellës, kullat, ndërtesat publike dhe të banimit u zbuluan gjatë gërmimeve në Kodrën Trapezica. Disa historianë besojnë se sundimtarët e Mbretërisë së Dytë Bullgare mund të kenë banuar në atë kodër përpara se të lëviznin në Caravec, në bregun tjetër të Jantra.

photo

Kulla Balduin ndodhet në fundin më jugor të kështjellës.

Veliko Tarnovo të mahnit me arkitekturën e vet origjinale. Vendosur njëra mbi tjetrën, shumë nga shtëpitë në Qytetin e Vjetër datojnë në funt të shekulit 18 dhe fillimin e shekullit 19, koha e Rilindjes Bullgare.

Kisha e Shenjtë e Dyzet Shenjtorëve, ndërtuar më 1230, dhe kisha e shenjtëve Peter dhe Pal, që daton në gjysmën e dytë të shekullit të 13, vlejnë gjithashtu të shihen.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Veliko Tarnovo është një nga qytetet më të rëndësishëm në historinë e Bullgarisë. Kushtetuta e parë e vendit, njohur si Kushtetuta e Tarnovos, u hartua më 1879, ndërsa po i vinte fundi pesë shekujve të rendit otoman. Mbreti Ferdinand I shpalli pavarësinë e Bullgarisë atje më 1908.

Shumë nga rrugët dhe rrugicat e ngushta në Qytetin e Vjetër janë ende të shtruara me kalldrëm. Ato përfshijnë Sanovodska Çarshija historike me dyqanet e shumta të zejtarisë.

Veliko Tarnovo është vendi i universitetit të dytë më të madh në Bullgari me një popullsi të madhe studentësh. Kafene të shumta, restaurante dhe lokale të tjera ngrënieje ofrojnë ushqim të shijshëm.

E vetmja pakënaqësi e jona është se humbëm shfaqjen me drita e tinguj në Carevec, që jepet kur kërkohet nga grupe me mbi 30 vetë. Do kthehemi një herë tjetër për këtë!

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment