30/06/2009
Në një vendim të prillit, Gjykata Europiane e Drejtësiës u tha vendeve anëtarë të BE se kufizimet e vizave shkelin një marrëveshje të 1963.
Nga Ajhan Shimshek për Southeast European Times -- 30/06/09
![]() Vendimi i ECJ përbën një "vendim referues" për vendet e tjera anëtarë të BE. [ECJ] |
Turqit kanë kohë që janë të pakënaqur nga lodhja dhe kompleksiteti i procedurave të vizave të nevojshme për të udhëtuar në vendet anëtarë të BE. Komisoni Europian (KE) nuk ka qenë deri tani i gatshëm për të liberalizuar rregjimin e vizave për shkak të përmasave të mëdha të Turqisë dhe shqetësimit midis disa vendeve anëtare rreth rrezikut të emigracionit masiv.
Një vendim i fundit nga organizmi më i lartë gjyqësor i BE megjithatë e ka vënë në pikëpyetje këtë politikë.
Në një gjykim të rëndësishëm prillin e kaluar, Gjykata Europiane e Drejtësisë i tha Gjermanisë të heqë kërkesat për viza për shtetasit turq që ofrojnë brenda Gjermanisë shërbime që kanë filluar në Turqi. Vendimi erdhi nga një rast i ngritur nga një shofer turk kamioni që paditi Gjermaninë pasi iu mohua kërkesa e tij për vizë.
Duke përmenduar Marrëveshjen e Shoqërimit të 1963 të Turqisë me Komunitetin Ekonomik Europian (EEC) dhe Protokollin Shtesë të 1970, gjykata tha se vendimi i saj përbën një "vendim referimi" për vendet e tjera anëtarë të BE.
Marrëveshja e 1963 dhe protokolli pasues parashikojnë integrimin gradual të Turqisë në EEC me një heqje të ndërsjellë të kufizimeve mbi lirinë e lëvizjes së shërbimeve dhe mallrave. Protokolli Shtesë në 1970 tha se palët nuk mund të fusin "kufizim të ri" ndaj lirisë së shërbimeve.
Gjermania nuk kërkoi viza për turqit më 1973 kur protokolli ishte në fuqi, prandaj nuk është e ligjshme sot për Gjermaninë që të kërkojë viza nga punonjësit profesionalë turq, vendosi gjykata.
Gjykimi zbatohet gjithashtu ndaj vendeve të tjerë anëtarë të BE që nuk kërkonin viza prej turqve më 1973: Franca, Belgjika, Hollanda, Italia, Spanja, Portugalia, Mbretëria e Bashkuar dhe Danimarka. Vendimi rriti shpresat në Turqi veçanërisht midis njerëzve të biznesit dhe studentëve që kanë kohë që ndeshen me problemet e vizave në udhëtimet e tyre në vendet e BE.
Deri tani, megjithatë, Gjermania po e interpreton vendimin e ECJ në një mënyrë që sjell vetëm ndryshime të kufizuara në politikën e saj. Vendi thotë se vetëm artistët e shquar ndërkombëtarë, akademikët me kualifikim të jashtzakonshëm dhe shoferët turq të kamionëve dhe teknikët që duhet të vizitojnë Gjermaninë për asistencë teknike, kualifikohen për udhëtimin pa viza.
"Unë do të doja të përdorja të drejtat thelbësore të mia vetëm pasaportën time, [lëshuar nga një] vend në rrugën e anëtarësimit në BE," shkruan Ozgur, një student i inxhinierisë së kompjuterave në një peticion në faqen në internet që kërkon një ndryshim në rregullin e vizave.
Pavarësisht nga vendimi i ECJ, thonë vëzhguesit, e vetmja rrugë për të zgjidhur çështjen është që KE të nisë bisedimet me Turqinë mbi një kuadër të ri që do ta bëjë më të lehtë për tregtarët, profesionistët dhe studentët turq që të udhëtojnë në BE.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes