29/06/2009
E gjitha çfarë ju duhet në luginën e Rugovës janë disa miq të mirë dhe një shpirt aventure.
Fotografitë dhe teksti nga Besa Beqiri për Southeast European Times në Prishtinë -- 29/06/09
![]() Një ujëvarë derdhet në luginën madhështore të Rugovës |
Rrugët e mbushuar me njerëz në Prishtinë mund të jenë të nxehta dhe të ngjeshura në diellin e verës. Unë dhe disa miq donim të bënim një shkëputje nga qyteti i dendur kështu që ngarkuam plaçkat në makinë dhe u drejtuam për në luginën e bukur të Rugovës.
Lugina e Rugovës është një destinacion i largët në zemër të Dukagjinit dhe është e njohur për Bjeshkët e mrekullueshme të Nëmura.
Ne arritëm qytetin e Pejës afër mesditës dhe kaluam përpara Patriarkatit, që përbëhet nga një serë kishëzash ruajtur nga KFOR.
Ky është vendi i një koleksioni të bukur afreskesh, por për t'i parë ato duhet të lësh takim dhe të kalosh nëpër sigurimin.
Ne shkuam tutje, duke lënë pas muret e Patriarkanës, poshtë një rruge të ngushtë nëpër një pyll të dendur, më thellë në luginë.
Pamja bëhet e turbullt, si një kombinim i shekujve të ndryshëm në një vend: uji që bie nga mali; të rinj që ngjiten në shkëmb, një autobuz i mbushur me njerëz që flasin serbisht, dy tenda të vogla që shesin ushqim dhe pije; disa njerëz të shtrirë pranë lumit Bistrica; të tjerë që bëjnë piknik apo luajnë në bregun e lumit.
Ndonëse jemi të intriguar nga gjithë kjo, nuk mund të qëndrojmë gjatë. Duam që të vazhdojmë lart në mal.
![]() Lugina e Rugovës është e njohur për Bjeshkët e veta të Nëmura. |
Rreth 900 metra mbi bregun e lumit, vijmë te një vendpushim që përfshin një restauranmt dhe kabina. Ai quhet kampi Rugova dhe është ndërtuar më 2000. Kampi ka një menu me djathë të bërë vetë, kos. flija, sallatë, mishra dhe troftë të freskët që është zënë aty rrotull.
"Trofta është peshku i vetëm që mbijeton në ujra të ftohtë," tha administratori Haxhi Berisha, 30 vjeç.
"Ne kemi shumë të huaj që vijnë këtu nga KFOR, EULEX dhe të tjerë ... ata pëlqejnë ushqimin tonë," tha Berisha.
Restoranti mund të marrë rreth 700 vetë.
Me barkun plot, lëmë kampin e Rugovës dhe udhëtojmë për në Drinin e Bardhë, i cili rrjedh nëpër fshatin Radavc.
Atje është një bar i vogël për ngrënie dhe kafe i quajtur Kryedrini, në fund të rrugës, e cila është e hapur vetëm gjatë muajve të verës dhe ku shërbehet ujë i freskët nga një ujvarë aty pranë.
Ujvara është vetëm pak metra poshtë një rruge të ngushtë që nga restauranti. Mali shkëmbor, i egër dhe ujrat që rrjedhin nëpër të e bëjnë pamjen mahnitëse. Uji është kaq i kthjellët sa që mund të shohësh gurët në fund të pellgut.
Muzgu po bie dhe ne vendosim të kthehemi në shtëpi. Ndërsa bëhemi gati për t'u kthyer në qytetin e rrëmujshëm, na zë veshi një emision-bisedë në Radio Dukagjini.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes