29/06/2009
Marrëveshjet e nënshkruara midis Athinës dhe Uashingtonit në fundjavë e shpunë Greqinë më pranë Programit për Heqjen e Vizave të SHBA.
(Burime të ndryshëm -- 18/06/09-29/06/09)
![]() Marrëveshjet shërbejnë gjithashtu si një hap thelbësor drejt forcimit të marrëdhënieve të ndërsjellta, tha Ministrja e Jashtme Dora Bakojanis. [OSBE] |
Grekët do të jenë në gjendje së shpejti të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara pa bezdinë e aplikimit për një vizë. Vendi është tani një hap më pranë bashkimit në Programin e Heqjes së Vizave (VWP) të SHBA, i cili tani përfshin shumicën e vendeve të tjera të BE.
Të dielën (28 qershor), Ministrja e Jashtme Dora Bakojanis dhe Zëvendës/Sekretari i Shtetit i SHBA Xhejms Stainberg nënshkruan dy marrëveshje që hapin udhën për përfshirjen. Marrëveshjet, një memorandum mirkuptimi dhe një marrëveshje bashkëpunimi mbi trajtimin e krimeve serioze, u nënshkruan në periferi të konferencës ministrore të OSBE në Korfuz.
"Kanë mbetur vetëm pak hapa dhe disa veprime administrativë për të përfunduar procesin," tha Stainberg pas takimit të tij me Bakojanis, duke shtuar se ai pret një përfundim brenda pesë muajve të ardhshëm.
Ministria e Jashtme greke dhe Departamenti i Shtetit i SHBA hartuan të dy tekstet që parashikojnë mbrojtje reciproke të të dhënave personale dhe bindjen ndaj procedurave ligjore. Marrëveshjet shërbejnë gjithashtu si një hap thelbësor drejt forcimit të marrëdhënieve të ndërsjellta, tha Bakojanis.
Ajo shtoi se anëtarësimi i Greqisë në VWP do të ketë një efekt pozitiv mbi bashkëpunimin ekonomik midis të dy vendeve.
Përpjekja ka fituar mbështetjen nga përkrahësit kryesorë në Shtetet e Bashkuara. "Unë besoj shumë se pjesëmarrja e Greqisë [në program] do të përmirësojë sigurinë tonë kombëtare dhe do të zgjerojë partneritertin tonë ekonomik, kulturor dhee të sigurisë me Greqinë," tha anëtari i Kongresit Robert Veksler (D-FL).
Të gjitha vendet e BE, përveç pesë anëtarëve të saj, marrin pjesë në VWP. Përveç Greqisë nuk janë edhe Polonia, Qiproja, Rumania dhe Bullgaria.
Grekët mendojnë se kanë pritur gjatë për ndryshimin.
"Nga ky ndryshim do të përfitojnë marrëdhëniet greke-amerikane. Grekët janë shumë mikpritës dhe unë kam zbuluar duke udhëtuar në Shtetet e Bashkuara se e njëjta është dhe për amerikanët. Një ndryshim i tillë do të jetë në përfitim të të dy vendeve," i tha Aikaterini Papadhopulu, 73 vjeç, Southeast European Times.
Ekonomistja Maria Karra, 27 vjeç, vuri në dukje diskutimin e përfshirë në procesin e tanishëm. "Udhëtimi pa viza në Shtetet e Bashkuara do të ishte një zhvillim shumë pozitiv pasi grekët do të shmangnin të gjithë burokracinë që ka të bëjë me këtë dhe jeta e tyre do të bëhet më lehtë në këtë drejtim," tha ajo.
"Ashtu si amerikanët vziitojnë Greqinë pa një vizë, në po të njëjtën mënyrë grekët duhet të vizitojnë Shtetet e Bashkuara pa një të tillë," tha Thanasis Spanopulos, 36 vjeç, nga Athina.
Konstantinos Sukos, një instruktor fiskulture 34-vjeçar i bëri jehonë këtij mendimi, duke shtuar se "Greqia është një anëtare e BE dhe pasi vendet e tjera anëtare të BE udhëtojnë pa vizë në Shtetet e Bashkuara, e njëjta gjë duhet të zbatohet për grekët."
Në këtë raport kontribuoi korrespondenti i SETimes Kristos Ringas.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes