Greqia synon plane Shengen për fqinjët

25/06/2009

Pjesë e zonës Shengen që prej vitit 2000, Greqia ka pasur mundësinë të përjetojë si avantazhet po ashtu dhe sfidat e jetës pa kufij.

Nga Kristos Ringas për Southeast European Times në Athinë -- 25/06/09

photo

Qytetarët e Shqipërisë, Bosnjës, Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Turqisë kanë nevojë akoma për viza për të hyrë në Greqi. [Greece.gov]

Me BE që po merr në konsideratë dhënien fund të kufizimeve të vizave për shtetet e Ballkanit Perëndimor të cilat kanë përmbushur kriteret, Greqia zë një pozicion unik në diskutime. Përveç Sllovenisë, Greqia është shteti i vetëm i Ballkanit me antarësim të plotë në Zonën Shengen -- një status që ka forcuar në mënyrë të konsiderueshme rolin e saj rajonal.

Zyrtarët qeveritarë thonë se ata janë të angazhuar në këtë proces. "Greqia ... është në favor të liberalizimit të regjimit të vizave në mënyrë që qytetarët e Ballkanit Perëndimor të udhëtojnë të lirë në të gjitha vendet e Evropës," ministrja e jashtme Dora Bakojanis tha mbas një takimi në maj me homologun serb, Vuk Jeremic.

Megjithatë, opinioni publik është disi skeptik lidhur me përfitimet e hapjes së kufijve, me disa shqetësime për faktin nëse kjo do të kontribuojë në rritjen e migracionit ekonomik. Në vitet e fundit, Greqia e ka gjetur veten në pozicionin e pranimit të më shumë se 2 milion puntorëve të huaj. Megjithëse ata janë bërë një pjesë jetike e ekonomisë, ardhjet kanë ndikuar gjithashtu në strukturën sociale dhe kulturore të vendit.

Duke kujtuar kohën e homogjenitetit të madh, grekët po përballen me të ardhmen për shkak të këtyre ndryshimeve. Për më tepër, shumë fajësojnë rritjen e krimit të organizuar. Kritikët argumentojnë se kufizimet më të ulta të kufirit mund të jenë një ndihmë për rrjetet e trafikimit të cilat operojnë në Ballkan.

Edhe pse po vret mendjen lidhur me perspektivën e heqjes të pengesës së vizave, Greqia mban akoma në fuqi kufizimet e përcaktuara për të mbajtur nën kontroll lëvizshmërinë ekonomike. Për shembull, fëmijët e emigrantëve të paligjshëm nuk natyralizohen, por mbeten të trajtuar si të huaj.

Në të njëjtën kohë, autoritetet kanë marrë masa për ta bërë jetën më pak të vëshirë për vizitorët. Në majin e këtij viti, vendi hoqi taksën e aplikimit të vizave për serbët, por tha se do të shtrijë këtë privilegj për vendet e tjera të cilat kanë përmbushur kushtet e kërkuara nën acquis-in e Shengenit.

Greqia kërkon aktualisht viza për Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën, Maqedoninë, Malin e Zi, Serbinë dhe Turqisë. Qytetarët bullgarë, kroatë dhe rumunë lejohen të hyjnë në vend pa një të tillë.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Gjatë takimit të saj me Jeremiç, Bakojanis e përshkroi Serbinë si një "pjesë përbërëse të familjes evropiane". Greqia, tha ajo, është "e gatshme të presi shumë miq serb si turistë të cilët do të vijnë të na vizitojnë këtë verë".

Ajo dha gjithashtu mbështetjen e saj për përpjekjet e Shqipërisë për të përmbushur kriteret Shengen. "Ne mbështesim procesin e liberalizimit të vizave me Shqipërinë si një proces shumë të rëndësishëm për rritjen e konktakteve ndërnjerëzore midis vendeve të Ballkanit Perëndimor," tha ajo. Ndërkohë Maqedonia, po pret të shikojë nëse konflikti i vjetër prej dekadash i emrit me fqinjin e saj bëhet faktor. Komisioni Evropian konfirmoi së fundmi që Shkupi ka përmbushur kërkesat për udhëtim të lirë pa viza.

Në të kaluarën, Athina ka sugjeruar se qëndrimi i saj për lehtësimin e regjimit të vizave mund të lidhet me çështjen e emrit. Sidoqoftë në një deklaratë të 11 majit në rrjetin televiziv A1, ambasadorja greke Aleksandra Papadoniou tha se vendi i saj mbështet përfshirjen e Maqedonisë në "Listën e Bardhë" të Shengen. Ajo nuk përmendi ndonjë kusht të veçantë.

Sipas zëvendës-kryeministrit maqedonas Ivica Bocevski, Greqia vështirë se do të bllokojë procesin, edhe pse ajo më parë përmbysi ofertën e Maqedonisë për në NATO dhe ka kërcënuar se do të veri veton ndaj aderimit të saj në BE.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment