24/06/2009
Kreu i misionit të ODIHR, Odri Glover ndan pikpamjet e veta mbi reformat zgjedhore, mbulimin nga mediat dhe interesat për Shqipërinë në mbajtjen e një votimi të rregullt dhe demokratik këtë të djelë.
Nga Manjola Hala për Southeast European Times në Tiranë -- 24/06/09
![]() Mbikqyrja e medias gjeti anëmbajtje në tonin e mbulimit midis disa transmetuesve, tha Glover. [Getty Images] |
Ambasadorja Odri Glover kryeson misionin e vëzhgimit të Zyrës për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) për zgjedhjet e 28 qershorit në Shqipëri. Intervista që pason, me bashkëpunëtoren e Southeast European Times, Manjola Hala u bë përpara bombës së makinës të 18 qershorit që vrau zyrtarin e Partisë Demokristiane Aleksander Keka.
Southeast European Times: Çfar ndryshime vini re ju në mjedisin politik shqiptar që nga 1996?
Odri Glover: OSBE/ODIHR ka mbikqyrur zgjedhje të shumta në Shqipëri që nga 1996. Ka patur shumë ndryshime pozitive në këtë vend dhe në ligjin zgjedhor e procesin zgjedhor që atëhere. Raportet më të fundit mbi zgjedhjet në Shqipëri pasqyrojnë këto ndryshime. Ne shpresojmë se përparimi i bërë në zgjedhjet e mëparëshme do të konsolidohet më tej në 28 qershor.
SETimes: Duke patur parasysh debatet midis dy partive kryesore politike lidhur me çështjen e kartave të ID, parashikoni ju se shtetasit do të jenë në gjendje të ushtrojnë plotësisht të drejtën e tyre të votës?
Glover: ODIHR në raportet e mëparshme rekomandoi futjen e një formulari për identifikimin e votuesit që nuk është i hapur për abuzim si dhe një regjistër të modernizuar votuesish. Ne jemi të kënaqur të shohim se kodi i ri zgjedhor parashikon për një regjistër votuesish që është bazuar në kompjuterizimin e regjistrave civilë dhe një sistem kartash ID që do të jetë një formë e identifikimit për këto zgjedhje. Ne e kuptojmë që kartat e ID janë një çështje tepër e diskutueshme. Është jetike që të gjitha përpjekjet e mundëshme të bëhen për t'u dhënë votuesve pa pasaportë ID të vlefshme në mënyrë që të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.
SETimes: Si do t'i vlerësonit ju hapat që Shqipëria po merr për të paraqitur zgjedhje të rregullta e demokratike?
Glover: Disa hapa të rëndësishëm janë marrë për të bërë zgjedhje që do të përputhen me angazhimet e OSBE. Kodi i ri zgjedhor i pranuar nga të dy partitë kryesore ka parashikuar për një listë të re votuesish dhe kartat e ID. Përveç kësaj, ngjyerja me bojë të dukëshme e gishtrinjve të atyre që kanë votuar dhe fotografimi i numërimit, janë të gjitha hapa pozitive. Ajo çka ne presim në këto zgjedhje është që fusha e lojës është e njëjtë për të gjithë kandidatët dhe se komponentët që kontribuojnë në zgjedhje duhet të luajnë rolin e tyre. Një nga aspektet më të rëndësishme të procesit zgjedhor është të shohësh që cilido që është i mundshëm të votojë të jetë në gjendje të bëjë një zgjedhje të informuar dhe të votojë lirisht. Përveç kësaj, ne do të duam të dimë që votuesit janë siguruar se vota e tyre do të mbrohet dhe që votuesit e të gjithë partive politike të kenë besim tek sistemi.
SETimes: Janë sjellë me etikë partitë politike ndaj njera tjetrës gjatë fushatës? Si do ta vlerësonit ju sjelljen e tyre tërësore?
Glover: Ka patur disa shembuj të gjuhës së fortë në fushatë, duke përfshirë akuzat për korrupsion drejtuar nga palë të ndryshme. Megjithatë, në përgjithësi të tilla raste të gjuhës së fortë kanë qenë të pakta gjatë periudhës së fushatës.
SETimes: Si ka qenë mbulimi i medias për partitë polititike dhe fushatat e tyre? Ka qenë ai i rregullt?
Glover: Mbikqyrja e medias nga OSBE/ODIHR për periudhën nga fillimi i fushatës zyrtare në 28 maj deri në 10 qershor tregon se dy nga pesë transmetuesit e vëzhguar i kushtuan një sasi rregullsisht të barabartë të kohës së transmetimit dy partive kryesore. Megjithatë, këto të dyja dhe një tjetër transmetues treguan anëmbajtje lidhur me tonin e mbulimit. Bordi i Vëzhgimit të Medias e bazon vlerësimin e tij mbi atë në se transmetuesit përputhen me kushtet e kodit zgjedhor mbi mbulimin e fushatës vetëm mbi shifrat rreth sasisë së kohës së kushtuar partive politike. Pa vlerësuar tonin nuk është e mundur të vendosësh në se transmetuesit ofrojnë pluralizmin e informacionit, siç përcaktohet nga ligji.
SETimes: Çfar rrezikon Shqipëria dhe Evropa Juglindore si e tërë në qoftë se vendi nuk ja del me mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta e demokratike në 28 qershor?
Glover: Qartazi, këto zgjedhje janë strumbullar për të ardhmen e Shqipërisë, si lidhur me zhvillimin e ardhshëm demokratik të vendit ashtu dhe me procesin e integrimit në strukturat evropiane. Roli ynë është të vëzhgojmë këto zgjedhje në një mënyrë të paanëshme dhe objektive dhe të raportojmë gjetjet tona. Varet pastaj nga të tjerët, në Shqipëri, në Bruksel dhe në kryeqytetet e vendeve të tjera pjesëmarrëse, të nxjerrin konkluzionet politike mbi bazën e vlerësimit tonë për këto zgjedhje.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes