24/06/2009
Emra të mëdhej u shfaqën për Festivalin e kohëve të fundit të Qytetit të Veriut, Xhaz & Bluz.
Nga Ilija Gjorgjeviç për Southeast European Times në Mitrovicë – 24/06/09
![]() I madhi i saksit Igor Butman dhe trioja e tij përshëndet spektatorët në Qytetin e Veriut. [Ilija Gjorgjeviç] |
Turmat në Zveçan shijuan një bufe xhazi e bluzi në Festivalin e Qytetit të Veriut Xhaz& Bluz nga 5 deri në 7 qershor.
Tetë orkestra dhe 60 muzikantë të shquar nga Greqia, Franca, Algjeria, Rusia, Qipro dhe Serbia dolën në shfaqjen e organizuar nga Shoqata e Muzikantëve të Mitrovicës.
Branko Markoviç, një kondrabasist dhe një nga muzikantët kryesorë të xhazit të Serbisë, ishte drejtori artistik i festivalit.
"Ne jemi me fat të dëgjojmë mes të tjerësh, Ana Popoviç, Peter Herbolzheimer, Xhudi Niemak, Çak MekFerson, trion Silvein Luk dhe të tjerë, që flasin për cilësinë e festivalit Qyteti i Veriut Xhaz & Bluz... Unë jam i bindur se organizatorët do të...vazhdojnë të ftojnë muzikantë cilësorë të xhazit dhe në qoftë se është e mundur, të ngrenë edhe më cilësinë e kësaj veprimtarie xhazi," i tha Markoviç Southeast European Times.
Kuarteti i kitarave KM hapi veprimtarinë nën drejtimin e kitaristit legjendar të xhazit të Mitrovicës, Peter Rakiç. Pasoi pastaj Big Band, një grup qipriot, orkestra e parë në Qipro, sipas uebsajtit të tij.
Spektatorët brohoritën për trion Oleg Çali Hamond në natën e dytë. Çali, një nga pianistët më të njohur grekë të xhazit dhe që është i mirënjohur për bashkëpunimin me muzikantë nga zhanre të ndryshme, tërhoqi audiencën me bukurinë dhe ndjershmërinë e tingullit të tij.
Saksofonisti i dorës së parë Igor Butman dhe trioja e tij e bënë audiencën të shpërthejë mbrëmjen e fundit të festivalit. Ish qytetari rus, tani një emigrant në SHBA, ka luajtur me disa nga emrat më të mëdhej të xhazit në SHBA.
Grupi Del Arno i Beogradit mbylli festivalin. Grupi e joshi turmën, veçanërisht pjesëtari më i ri i tij që kërcente nën ritmet e regës.
"Ne natyrisht nuk do të ndalemi këtu. Ne tashmë kemi idera rreth ftuarjes së disa emrave të mëdhej në edicionin e tetë," i tha Southeast European Times, producenti i festivalit Nenad Iliç.
Zyra e ndërlidhjes e Komisionit Evropian (KE) në Kosovë ishte një nga sponsorët kryesorë të veprimtarisë.
"Komisioni Evropian i jep rëndësi të madhe kulturës dhe nxitjes së veprimtarive kulturore veçanërisht atyre që sjellin së bashku komunitetet. Me qëllim që të arrijë te më shumë njerëz të Kosovës, zyra e ndërlidhjes së KE inkurajon në mënyrë të veçantë veprimtaritë e kryera jashtë Prishtinës," thoshte uebsajti i KE.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes