KFOR do të zvogëlohet, thotë NATO

22/06/2009

NATO do të shkurtojë kontigjentin e saj të KFOR me një të tretën, ndoshta deri nga fundi i vitit.

Nga Besa Beqiri për Southeast European Times në Prishtinë -- 22/06/09

photo

"Problemet e Kosovës kanë shkuar përtej ushtrisë në kërcënime të brendshme të sigurisë që mund të trajtohen më mirë nga forca policore shumë-etnike e vendit," tha Komandanti i Forcave të Bashkuara të NATO-s, Admirali Mark Fitxherald. [Laura Hasani]

Zyrtarët e NATO-s kanë vendosur një shkurtim të rëndësishëm të trupave të KFOR. Sipas Komandantit të Forcave të Bashkuara, Admiralit Mark Fitxherald, numri ka të ngjarë të shkojë nga 14,000 në 10,000 deri në janar.

Duke folur gjatë një vizite në Prishtinë të mërkurën (17 qershor) ai tha se masa nuk do të rrezikojë sigurinë e Kosovës. "Problemet e Kosovës kanë shkuar përtej ushtrisë në kërcënime të brendshme të sigurisë që mund të trajtohen më mirë nga forca policore shumë-etnike e vendit," e citoi atë të thoshte Radio Free Europe.

Ai tha më tej se shkurtimet ishin gati, nga 14,000 në 2,500 paqeruajtës brenda dy vjetësh. Kjo, megjithatë, "do të varet nga gjendja dhe drejtimi politik" në Kosovë, shtoi ai.

Ministrat e mbrojtjes të NATO-s vendosën për zvogëlimin në një takim më 11 qershor. Sipas sekretarit të përgjithshëm të Aleancës, Jaap de Hooop Shefer, ata përcaktuan se "kushtet politike dhe ushtarake janë të duhurat për një masë drejt një rregullimi gradual ... të qëndrimit të forcës së KFOR që ne e quajmë në zhargonin tonë një prani parandaluese".

Kryeministri Hashim Thaçi përshëndeti lajmin duke thënë se ai tregon "stabilitetin dhe përparimin" e Kosovës, një vit pas shpalljes së pavarësisë së vendit.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Sekretari i Shtetit i Ministrisë për Kosovën, Zvonimir Steviç i tha Tanjug muajin e kaluar se "zvogëlimi i pranisë së KFOR do të ishte dëmtues për serbët dhe jo-shqiptarët në krahinë, që kanë hak të tremben se tërheqja e forcës ndërkombëtare do të rrezikonte më tepër sigurinë e tyre."

Ministri i mbrojtjes i Serbisë, Dragan Sutanovac ishte i pranishëm në Bruksel. Ai u takua me de Hoop Shefer dhe përcolli ankthin e Beogradit lidhur me vendimin e NATO-s.

"Për aq sa të jetë e mundur, numrat e tanishëm të KFOR duhet të mbahen duke patur parasysh se serbët dhe të tjerët jo-shqiptarë kanë besimin më të madh te KFOR kur vjen puna te strukturat e sigurisë në Kosovë," tha Sutanovac.

Rreth 50,000 trupa të NATO-s u vendosën në Kosovë gjatë dekadës së fundit por numri i tyre është pakësuar.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Raporti i të drejtave të njeriut vë në dukje diskriminim e krime të urrejtjes në rajonRaporti i të drejtave të njeriut vë në dukje diskriminim e krime të urrejtjes në rajon

Shkeljet e të drejtave të njeriut vazhdojnë në rajon, sipas një raporti të fundit nga Amnesty International.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Këshilli i Evropës thotë se ka prova të mjaftueshme se partia Agimi i Artë mbështet dhunën që Greqia t'a ndalojë partinë, por Athina ka kundërshtuar. A duhet të ndalohet Agimi i Artë?

Po.
Jo.
Nuk e di.



shih rezultatet Shto koment