Udhëheqësit mbështesin pranimin e Ballkanit në BE

22/06/2009

Presidentët e Europës Juglindore dhe Qendrore thonë se mbështesin futjen e vendeve të Ballkanit në BE dhe se kriza ekonomike nuk është arsye për të ndaluar zgjerimin.

Nga Igor Jovanoviç për Southeast European Times në Beograd -- 22/06/09

photo

Udhëheqësit përgatiten për një foto gjatë takimit të nivelit të lartë të 16-të të vendeve nga Europa Juglindore dhe Qendrore në Novi Sad, Serbi, të premten (19 qershor). [Getty Images]

Qyteti serb i Novi Sadit, rreth 80 km në veri të Beogradit, priti një takim të nivelit të lartë të Europës Qendrore të shtunën (18 qershor) . Presidentët nga 14 vende diskutuan tema të tilla si integrimi europian, ekonomia botërore dhe çështje të energjisë.

Presidentët nga Austria, Bosnje dhe Herzegovina, Bullgaria, Kroacia, Italia, Maqedonia. Molldavia, Mali i Zi, Polonia, Sllovakia, Republika Çeke, Sllovenia, Ukraina dhe Serbia, morën pjesë në takimin e nivelit të lartë "Puna e Përbashkët në Kapërcimin e Sfidave të Tre E-ve: Ekonomi, Energji dhe Integrim Europian".

Udhëheqësit shprehën mbështetje për pranimin e vendeve të Ballkanit në BE, duke këmbëngulur se kriza ekonomike nuk duhet të ishte një justifikim për të ndaluar zgjerimin e Bashkimit.

"Kriza ekonomike është prova vendimtare që do të tregojë se anëtarët e BE mund të veprojnë së bashku," tha Presidenti italian Xhorxhio Napoletano.

Presidenti serb Boris Tadiç, i cili priti veprimtarinë, tha se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor është në interesin e Europës dhe shtoi se heqja e kufizimit të vizave në rajon do të ishte provë e qartë se vendet e Ballkanit janë të mirëpritur në bashkësinë europiane.

Presidenti maqedonas Gjorge Ivanov ishte dakord me këtë. "Shumë nga ne e dinë personalisht se si është të jesh jashtë institucioneve europianë dhe tregjeve europianë. Nuk duhet mbrojtur një Europë përjashtuese dhe e mbyllur."

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Presidenti polak Leh Kaczinski dha mbështetjen e tij, duke kujtuar se Polonisë ju deshën 13 vjet për të "udhëtuar" për në BE. "Ne kemi hyrë në atë dhomë [BE] po kjo nuk do të thotë se duam të mbyllim derën pas nesh. Ajo dhomë është mjaft e madhe dhe duhet të bëhet e arritshme për të gjithë," tha ai.

Një tjetër çështje në tryezë ishte kriza e gazit midis Rusisë dhe Ukrainës, e cila arriti kulmin në janar dhe tregoi se sa të cënueshme janë vendet europianë nga vartësia e energjisë.

Presidenti i Ukrainës Viktor Jushçenko tha se vendi i tij garantoi tranzitin "e sigurtë dhe të vazhdueshëm" të gazit nëpërmjet territorit të tij dhe bëri thirrje për krijimin e një tregu të përbashkët gazi, të ngjashëm me tregun e elektricitetit.

Siguria ishte forcuar në Novi Sad gjatë takimit të nivelit të lartë. Rrugët e afërta ishin mbyllur dhe njësitë e policisë ruanin hotelet ku qëndronin presidentët.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment