18/06/2009
"Polic, mbiemër" dhe "Veriu" ndanë çmimin më të lartë në festivalin më të madh të filmit të Rumanisë
Nga Paul Kiokoiu për Southeast European Times në Bukuresht – 18/06/09
![]() Ylli i filmit italian Klaudia Kardinale (majtas) mori në TIFF çmimin e karierës. [Gabriel Petresku/SETimes] |
"Polic, mbiemër", me regji të Korneliu Porumboiu, ndau trofenë e Transilvanisë në festivalin e tetë vjetor ndërkombëtar (TIFF), së bashku me filmin norvegjez "Veriu" me regji të Rune Denstad Langlo.
Juria e Federatës Ndërkombëtare të Kritikëve të Filmit (FIPRESCI) i dha gjithashtu çmim "Polic, mbiemër" në seksionin "Njëfarë vërejtje" të festivalit të filmit të Kanës të këtij viti.
Veprimtaria u zhvillua nga 29 maj në 7 qershor në Kluj-Napoka përpara se të lëvizte në vendqëndrimin e dytë në Sibiu.
Filmi i cili kishte premierën rumnune në TIFF, është historia e një polici që përfundon në dyshimin ndaj profesionit të tij.
"Polic, mbiemër" u çmua gjerësisht nga kritikët.
"Provë e mëtejshme e forcës së Valës së Re rumun, ky meditim i zymtë mbi autoritetin dhe ndërgjegjen morale është... një nga filmat më të mirë në festivalin e këtij viti," shkruante Manohla Dargis për The New York Times.
"Një fund i shkurtër, i pazgjidhur mbështjell tërë filmin me aplikimin praktik të protagonistit të parimit reductio ad absurdum, duke çimentuar në efekt statusin e Porumboiu si një nga regjisorët më të fortë bashkëkohorë rumunë apo evropianë që punojnë sot," shkruante Bojd van Hoeij në Cineuropa.
"Është një film që mund të përthithet por që kërkon durim...një film rreth fjalëve dhe sensit", tha Porumboiu, i cituar nga Realitatea TV.
Filmi u xhirua në qytetin e regjisorit, Vaslui.
Çmimi për regjinë më të mirë të TIFF ju dha Barmak Akram për "Fëmijët e Kabulit".
"Veriu" mori gjithashtu çmimin për kinematografinë më të mirë. Filmi hollandez "Mund të shkohet nëpër lëkurë" fitoi çmimin FIPRESCI.
Çmimi i karierës ju dha regjisorit rumun Dani Pita, aktores italiane Klaudia Kardinale, regjisorit dhe producentit izraelit Menahem Golan dhe aktorit Florin Piersik.
Fitues të mëparshëm të çmimit të karierës përfshijnë Xhuli Delfi, Majkëll Radford, Ani Zhirado, Udo Kier, Vanesa Redgrejv dhe Franko Nero.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes