18/06/2009
Përpjekjet e Kombinuara do të kryejë një stërvitje jashtë Gjermanisë për herë të parë në historinë e saj 14-vjeçare.
Nga Antonio Prlenda për Southeast European Times në Sarajevë – 18/06/09
![]() Gjeneral-brigadieri i BiH Dragan Vukoviç (majtas), krye koordinator i stërvitjes CE90 lëshoi certifikata mirënjohjeje në një konferencë të fundit në Sarajevë. [BiHMoD] |
Ministria e mbrojtjes dhe ushtria e Bosnje dhe Herzegovinës (BiH) po përgatiten të kryejnë Përpjekjet e Kombinuara 2009 (CE09), një stërvitje trainuese e sponsorizuar nga Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara (USEUCOM) që do të mbledhë vendet e NATO-s nga programi i Partrneritetit për Paqe (PfP) si dhe vende të tjera.
Nisma përqëndrohet në komandën, kontrollin, komunikimin, integrimin e kompjuterave (C4) dhe ndëroperueshmërinë.
Afërsisht 1,200 ushtarë, marinas dhe forca ajrore nga rreth 40 vende pritet të marrin pjesë në rreth 1,000 prova gjatë një periudhe dy-javore.
Stërvitja do të mbahet në shtator në Banja Luka, kryeqyteti i Republika Srpska (RS). Dy vende të tjera operacionesh do të vendosen në Danimarkë dhe Hollandë.
"Kjo është një mundësi e mirë për të nxjerrë në pah vendin tonë dhe forcat tona të armatosura dhe është provë e rëndësishme në udhën tonë për anëtarësimin në NATO," tha ministri i mbrojtjes Selmo Çikotiç.
Pavarësisht nga optimizmi prej disa si Çikotiç, që e sheh stërvitjen si të rëndësishme politikisht, CE09 ka marrë një kundërgoditje kritike nga vendasit për shkak të fushatës së NATO-s në 1995 në BiH. Kritikët thonë stërvitja bën presion politik ndaj zyrtarëve të RS që janë përfshirë në reformën kushtetuese të BiH. Me RS dhe BiH në bllokim lidhur me qëllimet politike, zyrtarët e RS e shohin stërvitjen në përputhje me axhendën e NATO dhe SHBA për BiH.
Zëdhënësi i NATO për BiH Derek Çapell e mohon këtë. "Stërvitja është thjeshtë ushtrarake në natyrë. Është gjithashtu mundësia e parë e BiH për të demonstruar ndëroperueshmërinë teknike me forcat e NATO/Partneritetit për Paqe dhe për të demonstruar aftësinë e vet për të kontribuar në PfP duke pritur një veprimtari të madhe ushtarake trainuese. Të dy këto janë hapa të rëndësishme për zhvillimin dhe besueshmërinë e forcave të armatosura të BiH," tha Çapell.
"Sugjerimet se stërvitja është menduar si një taktikë presioni, në përgjigje të çështjeve aktuale politike, harrojnë faktin se roli i BiH në stërvitje qe miratuar në planin strërvitor të ushtrisë së BiH afërsisht një vit më parë," shtoi ai.
Ambasada e SHBA në Sarajevë tha se pritja e CE09 është një arritje e rëndësishme për BiH dhe demonstron aftësitë në evoluim të forcave të armatosura dhe ministrisë së mbrojtjes.
"Kjo stërvitje vë në pah përparimin e BiH drejt integrimit evro-atllantik. Ne nuk duhet të harojmë se asnjë nga këto nuk mund të jetë e mundëshme pa arritje të rëndësishme në zbatimin e reformës së mbrojtjes," tha një zëdhënës për ambasadën.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes