Serbia shpreson të jetë pa viza

16/06/2009

Liberalizimi i vizave mund të bëhej një realitet për Serbinë përpara fundit të këtij viti, por disa pengesa mbeten për t'u kapërcyer.

Nga Igor Jovanoviç për Southeast European Times në Beograd -- 16/06/09

photo

Shtetasit serbë shpresojnë të jenë në gjendje të udhëtojnë pa vizë në vendet anëtare të BE. [Getty Images]

Shpresat serbe për futjen në listën e "Shengenit të Bardhë" mori një shtysë ndërsa ministrat e jashtëm të BE u takuan në Luksemburg të hënën (15 qershor). Ata dhanë miratimin e planeve të Komisionit Evropian (KE) për të hequr kërkesat për viza këtë vit për vendet që kanë përmbushur kushtet.

Më parë këtë muaj, komisioneri i drejtësisë evropiane, Zhak Barrot tha se Serbia dhe dy vende të tjera të Ballkanit Perëndimor janë në proces. Ndërsa Serbia dhe fqinji i saj, mali i Zi kanë përmbushur shumicën e provave, tha Barrot, Maqedonia i ka përfunduar ato të gjitha.

Serbia do të punojë për "të zbatuar të gjitha kushtet teknike e të tjera" kështu që regjimi i vizave të hiqet në vjeshtë, u tha gazetarëve nënkryeministri Bozhidar Gjeliç.

"Ne patëm një ditë shumë të rëndësishme dhe të suksesëshme në integrimin evropian," e citonte atë të thoshte e përditëshmja Blic. "Ne mund të themi për herë të parë se midis nesh dhe Shengenit të Bardhë nuk ka asgjë tjetër veëse një pune serioze teknike. Nuk ka kusht apo vendim tjetër politik."

Qeveria ka investuar shumë në proces. Vitin e kaluar, Gjeliç ra nën kritika për premtimin e tij të fushatës se regjimi i vizave do të hiqej përnjëherësh në qoftë se Partia Demokratike (DP) rizgjidhej. Votuesit i dhanë DP një mandat të rinovuar dhe po presin tani të shohin në se ajo mban premtimin.

Ministri i brendshëm Ivica Daçiç, Partia Socialiste e të cilit është anëtar më i vogël i koalicionit qeverisës, ka marrë një vijë më të matur. Ai thotë se ai pret që vizat të hiqen diku nga viti tjetër dhe ka paralajmëruar kundër nxitimit të procesit.

"Unë i konsideroj dilemat rreth datës së saktë të hyrjen në Listën e Shengenit të Bardhë më pak të rëndësishme se përparimi i bërë në këtë proces," tha Daçiç. Duke diskutuar çështjen e vizave në 4 qershor, Barrot tregoi se Serbisë do t'i duhej të punonte shumë për të patura të hequra kufizimet. Ai theksoi gjithashtu se të gjitha vendet e BE duhet të qenë në një mendje me propozimin e KE.

KE ka vlerësuar gadishmërinë e tre vendeve për të anuluar vizat e tyre, duke dhënë vlerësim për secilin me nga një numër nga 1 në 3. Maqedonia mori vlerësimin më të lartë, 1, ndërsa Serbia dhe Mali i Zi secila nga 1.7. Klasifikimi më i ulët i Serbisë thuhet se është për shkak të mënyrës se si ka trajtuar pasaportat për shqiptarët në Kosovë dhe serbët nga Republika Srpska.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Bashkë me lehtësimin e rregullave të vizave, Serbia po shtyn të shbllokojë marrëveshjen e saj të stabilizimit dhe shoqërimit (SAA) me BE dhe një marrëveshje tregtie lidhur me të. Të dyja janë të ngrira për shkak të dështimit të Beogradit për të ekstraduar të kërkuarit për krime lufte Ratko Mlladiç dhe Goran Haxhiç.

Kryeprokurori i OKB për krimet e luftës Serge Bramertz informoi ministrat e jashtëm të BE në takimin e së hënës në Luksemburg. Ai nga sa thuhet vlerësoi bashkëpunimin e Serbisë me Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë por tha se mbetej më shumë për t'u bërë.

Hollanda, bashkë me Belgjikën, i janë kundërvënë me vendosmëri shkuarjes përpara me SAA deri sa të përmbushen të gjitha kushtet. Ministri i jashtëm Maksim Verhagen ka minimizuar zërat se vendi i tij është gati të ndërrojë mendje në marrëveshjen tregtare.

Sipas ministrit, Hollanda do të pranojë heqjen e vizave por nuk do të përkulet ndaj presionit lidhur me paktin e tregtisë apo SAA. Këshilli i Evropës do ta shqyrtojë çështjen gjatë samitit të tij tyë enjten apo të premten.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Ekstremistët shfrytëzojnë varfërinë e të rinjtë në përpjekjet rekrutueseEkstremistët shfrytëzojnë varfërinë e të rinjtë në përpjekjet rekrutuese

Mundësitë ekonomike dhe arsimi janë mjete të nevojshme në ndalimin e përhapjes së ekstremizmit midis të rinjve.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

A do ta përmirësojë procesin e pajtimit në rajon lehtësimi i një tregu të fortë ekonomik ballkanik?

Po
Jo
Nuk e di



shih rezultatet Shto koment