Mund t'ja dalë Turqia vetëm?

11/06/2009

Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan thotë se Turqia mund të përballojë stuhinë ekonomike pa ndihmën e FMN, por analistët shohin alarme përpara.

Nga Ajhan Shimshek për Southeast European Times -- 11/06/09

photo

Bisedimet e ngecura me FMN ngrenë shqetësime rreth ekonomisë dikur në rritje të shpejtë të Turqisë. [Getty Images]

Pavarësisht prej disa përpjekjeve, qeveria nuk ka qenë në gjendje të arrijë një marrëveshje me FMN që nga maji 2008.

Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan është me vendosmëri kundër kërkesave të FMN që do të shtrëngojnë buxhetin dhe do ta bëjnë atë më transparent si dhe për pakësimin e punësimit publik dhe kufizimit të ndikimit politik mbi ekonominë.

"Nëse ata na sjellin një marrëveshje të FMN në përputhje me interesat e Turqisë, atëhere ne do ta nënshkruajmë atë ... Ata duan që ne të bëjmë Administratën e të Ardhurave një institucion autonom. Kjo nuk është e mundur," i tha Erdogan së përditshmes Sabah.

Ndonse skeptikët paralajmërojnë se bisdeimet e tejzgjatura mund të prapsojnë investitorët e huaj, Erdogan ka qenë sfidues, duke thënë se Turqia mund ta ringjallë ekonominë e vet me burimet vendase.

Për shkak të një vale të investimeve të huaja të drejtpërdrejta, ekonomia e kandidates së BE lulëzoi nga 2002 deri më 2006 me një normë vjetore prej 6%, duke u ngadalësuar në rreth 4.5% vitin pasues.

Pavarësisht ngadalësimit, Turqia, një vend me mbi 70 milionë njerëz, u rendit midis 20 vendeve më të pasura të botës më 2008.

Ndikimi i krizës globale financiare megjithatë e tronditi Turqinë. Papunësia u rrit në një shifër historike 16% shkurtin e kaluar dhe eksportet ranë gati 40% në maj krahasuar me shifrën e vitit të kaluar.

Ekonomistët parlajmërojnë se ekonomia e Turqisë mund të tkurret edhe më duke llogaritur një deflacion prej 5.1% më 2009.

Disa analistë e shohin FMN si një port për Turqinë në shtrëngatën ekonomike. Nëse Erdogan dhe FMN arrijnë një bazë të përbashkët, FMN pritet të pompojë midis 10 miliardë dhe 20 miliardë $ në ekonominë e vendit.

Gjithsesi, një marrëveshje do të thotë gjithashtu ristrukturim i ekonomisë, gjë që mund të jetë e dhimbshme për ndërmarrjet e vogla dhe sindikatat.

Frikat nga një "hapje e hidhur" e FMN i ka ndarë shoqatat e biznesit. Shoqata me ndikim e Industrialistëve dhe Biznesmenëve të Turqisë (TUSIAD), ashtu si dhe sektori bankar, kanë kërkuar për një marrëveshje urgjente me FMN.

Eksportuesit, nga ana tjetër, tremben nga pasojat e një ndihme.

"Ne mund të duam para të reja nga FMN, por kjo është një çështje serioze dhe nuk duhet të bëhet tak-fak," tha Mehmet Bujukeksi, kryetari i Asamblesë së Eksportuesve Turq (TIM).

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Në vend të ndihmës së FMN, Turqia propozoi një paketë nxitëse javën e shkuar e cila synon të gjenerojë 500,000 vende pune si dhe të mbështesë investimet në rajonet më të varfëra të vendit dhe t'u japë shkurtime të mëdha taksash investitorëve.

Nuk është e qartë në se kjo paketë vetëm mund ta shërojë ekonominë e lënguar të Turqisë. Presidenti i Konfederatës së Biznesmenëve të Rinj të Turqisë, Hazim Sheshli përshëndeti paketën nxitëse, por tha se sheh alarme nëse marrëveshja me FMN mbetet e pakapëshme.

"Me paketën e re nxitëse, një klimë pozitive u ngjall në tregjet vendase. Ne po presim tani të kemi një marrëveshje me FMN shpejt, për të zgjeruar këtë klimë pozitive në tregjet ndërkombëtare," tha Sheshli.

"Pas 14 muajsh bisedimesh të gjata midis qeverisë dhe FMN, tani është e nevojshme të përfundohen me sukses këto bisedime sa më parë që të jetë e mundur."

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment