Opozita dhe partitë e vogla u shpërblyen në zgjedhje

09/06/2009

Votuesit ballkanikë prapsën partitë në pushtet në një zgjedhje të njollosur nga pjesëmarrja e ulët rekord.

Nga Svetlla Dimitrova në Sofje, Paul Kiokoiu në Bukuresht dhe Kristos Ringas në Athinë për Southeast European Times -- 09/06/09

photo

Votuesit europianë zgjodhën 736 deputetët e rinj të PE. [PE]

Pavarësisht prej përpjekjeve për të rritur interesin, pjesëmarrja për zgjedhjet e këtij viti për në Parlamentin Europian (PE) arriti një rekord të ulët. Vetëm 43% nga 375 milionë votues europianë morën pjesë në votimet që ishin nga e enjtja (4 qershor) deri të dielën.

PE ka ndërmarrë një numër hapash për të përmirësuar këto shifra, duke përfshirë fushatat e reklamave dhe marrëveshjet me transmetuesit. Pavarësisht slloganeve që u kërkojnë atyre "përdorni votën tuaj", megjithatë shumë zgjodhën të rrinë në shtëpi.

"Ka një prirje të përgjithëshme mospjesëmarrjeje anembanë Europës," citoi media vendase një votues të ri në Rumani, ku pjesëmarrja ishte më e ulta, 27.6%. "Nuk janë vetëm shtetasit rumunë që nuk shkojnë në votim."

Midis vendeve të Ballkanit, pjesëmarrja ishte e lartë në Qipro, ku votuesit përcaktuan prirjen tërësore europiane. Gati 60% e tyre dolën për votimin e dytë të vendit për PE, duke zgjedhur gjashtë deputetë.

Me një diferencë të vogël, ata mbështetën Partinë e qendrës së djathtë të Tubimit Demokratik, që më 2004 mbrojti planin Anan për ribashkimin e Qipros. Partia mori 35.6% të votave dhe do të ketë dy vende në parlament.

Jo shumë larg prapa ishte partia e majtë AKEL e Presidentit Demetris Kristofias, i cili është ndërkohë në bisedime të ribashkimit me kreun turk qipriot Mehmet Ali Talat. Me 34.9% të votave, AKEL ka gjithashtu dy vende.

Në përgjithësi, partitë e opozitës në Ballkan dolën më mirë në votime. Social demokratët e Rumanisë, për shembull dolën të parët me 31% të votave, duke fituar 11 vende, ndërsa Liberal Demokratët e Presidentit Traian Bashesku përfunduan të dytët me 29.7%.

Po ashtu, votuesit grekë i dhanë avantazh PASOK-ut të majtë, që fitoi 36.6% të votave krahasuar me 32% për partinë të Demokracisë së RE në pushtet. Të dy partitë, megjithatë do të kenë një numër të barabartë vendesh, nga tetë, në parlamentin e ri.

Rezulati, humbja e parë në zgjedhje e ND që nga 2004, tregoi dëmin e shkaktuar nga rënia globale ekonomike dhe një seri skandalesh politikë. Për kreun e PASOK Jorgos Papandreu, dalë keq në dy zgjedhje kombëtare me rradhë dhe nën presionin nga fraksionet brenda partisë së vet, kjo ishte një shenjë e mirëpritur rikthimi.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Në Bullgari, votuesit i dhanë një qortim Partisë Socialiste të Kryeministrit Sergej Stanishev, duke u dhënë fitoren të djathtës, Qytetarëve për Zhvillimin Europian të Bullgarisë (GERB).

GERB, kryesuar nga kryebashkiaku i Sofjes Bojko Borisov fitoi 24.5% të votave krahasuar me 18.6% të Socialistëve. Lëvizja Kombëtare për të Drejta e Liri, që përfaqëson kryesisht pakicën turke të vendit, ishte e treta me 14%. Pjesëmarrja në 37.5% ishte nën mesataren europiane, por më e lartë se 29% të rregjistruar në zgjedhjet e fundit të Bullgarisë më 2007.

Zgjedhjet e PE ishin përgjithësisht një përfitim për partitë e vogla, shumë nga të cilat bënë përparime të mëdha apo forcuan pozitat e tyre. Partia e Rumanisë së Madhe për shembull, arriti të marrë 8.6% të votave dhe të fitojë tre vende në PE. Herën e fundit, ajo ishte lënë jashtë.

Tubimi djathtist Popullor Ortodoks i Greqisë tejkaloi parashikimet dhe përfundoi në vendin e katërt me 7% ndërsa Ekologjistët-të Gjelbërit ishin të aftë të fitonin një vend. Në Bullgari, partia ultranacionaliste Sulmi mblodhi 12% të votave.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment